Miftaraj: Edhe Meta e Rama mund të garantojnë mbrojtjen në liri të Thaçit

Jo vetëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të garantojnë për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Kështu është shprehur drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Sipas tij, praktika e ndërtuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi për të ofruar siguri dhe garancë nga shteti lidhur me shtetas të caktuar që kanë qenë subjekt i aktakuzave për krime lufte, si duket është duke u marr si praktikë edhe nga Gjykata Speciale, duke marr për bazë vendimin e fundit.

Miftaraj tha se nëse një garanci e tillë nuk bëhet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, ajo mund të bëhet edhe nga presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

“Nëse kjo nuk garantohet nga Kosova, e njëjta mund të garantohet nga Shqipëria, respektivisht nga Presidenti Meta apo Kryeministri Rama, por që nuk e kanë peshën dhe rëndësinë e njëjtë sikur kjo të vinte nga Kosova”, u shpreh Miftaraj për arbresh.info.

Ai, pohon se para se të japin një garancë të tillë para Dhomave të Specializuara, qoftë institucionet e Kosovës, apo ato të Shqipërisë, duhet të marrin edhe ato një siguri nga të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata.

“Duke marr për bazë se një garancë e tillë do të mund të zbatohet edhe për të akuzuarit e tjerë, institucionet në Kosovë si Presidenca por edhe Zyra e Kryeministrit para se të marrin një vendim të tillë për të garantuar, sigurisht do të duhej të merrnin garancion ose siguri nga vet të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata nëse do të liheshin për tu mbrojtur në liri. Në raste të tilla fjala dhe premtimi i Presidentit dhe Kryeministrit kanë peshë andaj edhe merren si të mirëqena nga gjykata speciale”, thotë Miftaraj.

Ndryshe, një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës publikoi vendimet refuzuese në lidhje me aplikimet e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për lirim me kusht apo të përkohshëm.

Megjithatë, paneli i kësaj gjykate ka lënë një mundësi të hapur.

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

“Një ofertë e tillë mund të jetë më precize dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, duke ndjekur ato logjika e argumentit të Panelit, atëherë mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për çështje dhe oferta e Shtetit të Tretë në asnjë mënyrë nuk e garanton atë se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë vetëm dua të ngre ndërgjegjësimin, domethënë se një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet nga garancitë, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibër në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohetserioyisht nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji kompetent”, thuhet në vendimin e Dhomës së Apelit të nënshkruar nga gjyqtari Judge Kai Ambos, në lidhje me apelimin për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

TË REKOMANDUARA

Osmani: Dëshmorët e UÇK-së i vunë themelet e shtetit

TË FUNDIT

Kurti u përgjigjet sindikalistëve: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro SPSPK: Nuk do të ketë pagë nën 350 euro 5 të vdekur e 187 raste të reja me Covid-19 në Kosovë Miftaraj: Edhe Meta e Rama mund të garantojnë mbrojtjen në liri të Thaçit Kurti: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro https://www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom&width=310&height=258&colorscheme=light&show_faces=true&header=false&stream=false&show_border=true&appId=204692056261245

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË