Mendimi Kritik dhe Programimi: Aftësitë kyçe për zhvillimin e fëmijës në shekullin e 21-të

Nga: Dafina Olluri
Zv. Drejtore-Open Data Kosovo

Të menduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve janë nocione shumë aktuale në shkollat e shekullit 21, të cilat përbëjnë disa nga qëllimet kryesore në kontekstin e edukimit shkollor por edhe edukimit të përgjithshëm.

Të menduarit kritik është aftësia e analizës dhe vlerësimit të fakteve rreth një aspekti të caktuar që kontribuon në formimin e një mendimi apo qëndrimi rreth atij aspekti. Ndërtimi i aftësive të tilla tashmë është objektiv formal mësimi dhe pjesë e kurrikulave shkollore e pothuajse të gjithë mësuesve dhe profesorëve në të gjitha nivelet e arsimit edhe në Republikën e Kosovës por edhe në botë. Mësuesit më të vjetër, pothuajse të gjithë janë trajnuar nga organizata të ndryshme për të menduarit kritik, ndërsa ata që janë më të ri kanë mësuar këto koncepte edhe gjatë edukimit të tyre formal. Por, duke qene se në praktikën shkollore hulumtimi, debatet apo forma të ngjajshme të mësimnxënies gjejnë aplikim të kufizuar, mbetet ende një pyetje e hapur se sa arrihet që të zhvillohet të menduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve tek të rinjtë tanë në procesin mësimor.

Industritë botërore tashmë janë duke kërkuar që zhvillohen mëtutje nëpërmjet identifikimit të potencialeve të reja, si për lëndët e tyre të para, poashtu nëpërmjet përmirësimit të produkteve, zgjidhjeve kreative teknologjike e mënyrave të reja të komunikimit. Padyshim që, industritë e sotme kanë arritur një shkallë të lartë të zhvillimit prandaj avancimi i tyre mund të vije vetëm nga inovacioni dhe jo nga evlucioni normal i zhvillimit të tyre. Të menduarit kritik është mënyra më efektive e zgjidhjeve të problemeve që këto industri mund ta hasin por edhe mundësi për zbulime të reja në fusha të ndryshme. Prandaj, të menduarit kritik shërben që nxënësit/studentët të mësojnë nga vet procesi i të nxënit duke pasur mundësi të sfidojnë të gjithë procesin dhe jo vetëm të fokusohen më mësimin e rezultateve të gatshme dhe njohurive ekzistuese që tashmë gjinden në literaturë.

Normalisht, të menduarit kritik si koncept i ri, pothuajse rreth 20 vjecarë në vendin tonë, kërkon një qasje të re, tjetër nga ajo e fokusit vetëm në të mësuar foromal. Të menduarit dhe kritika gjatë procesit të mësimit shërbejnë shumë për të arritur rezultatet më të mira dhe për të kompletuar profilin e një nxënësi/studenti në vazhdimësi.

Të menduarit kritik si një aftësi për të menduar qartë dhe në mënyrë racionale si edhe për të kuptuar dhe lidhur në mënyrë logjike idetë, është vecmas i domosdoshëm në fushën e teknologjisë informative.

Teknologjia informative tashmë nuk është vetëm ndihmuese në procese të ndryshme industriale, ajo është vet industria. Në një renditje të aftësive të reja dhe vendeve të punës, të përgatitur nga portali i njohur indeed.com, aftësitë kryesore të kërkuara tani në botë renditen simposhtë: të dhënat kompjuterike në hapsirë (cloud computing), inteligjenca artificiale, lidershipi i shitjeve, analizimi, përkthimi, zhvillimi i aplikacioneve mobile, menaxhimi i njerëzve, produksioni i videove dhe audioproduksioni, blockchain, kreativiteti, etj. Nga një listë prej 20 aftësive të domosdoshme për të ardhmen, mbi gjysma e tyre janë drejtpërdrejtë pjesë e fushës së teknologjisë informative, derisa edhe gjysma tjetër e tyre përfshinë në mënyrë aktive përdorimin e teknologjisë informative.

Zhvillimi i teknologjisë i hovshëm dhe imponimi i saj si pjesë e jetës së përditshme ka mundësuar që, paragjykimet që kanë ekzistuar sidomos gjatë shekullit 20, se inxhinieria dhe teknologjia i takojnë më shumë botës mashkullore tashmë kanë mbetur vetëm pjesë e historisë. Numri i vajzave dhe djemve që mësojnë kodim dhe programim është pothuajse identik në moshat e reja edhe në Republikën e Kosovës. Përvojat edhe personale të ekipit tonë në Open Data Kosovo, ku 3 udhëheqëse kanë arritur të futen edhe në listën e gazetës prestigjoze Forbes 30 Under 30, tregon se në këtë fushë gjinia nuk është përparësi apo mangësi. Thjeshtë ju duhet vizioni, një kompjuter dhe filloni punën, qoftë duke mësuar kodimin online apo duke u bërë pjesë e kurseve të shumta që ekzistojnë tanimë në Kosovë.

Natyrisht të gjitha këto aftësi të avancuara vijnë në shprehje, pas shkrimit dhe leximit dhe njohurive tjera elementare, por që të gjitha këto kërkojnë një qasje kreative të të menduarit kritik, përkundër, mësimit memorizues tradicional që ka pasur për qëllim mbajtjen mend të shumë rezultateve pa një fokus të madh në vet procesin se si kemi ardhur te rezultati.

Teknologjia e informacionit ka ndryshuar gjithcka në funksionimin tonë, që nga jeta jonë personale deri tek ajo e avancuar profesionale. Tashmë shumë gjëra bëhen online, që nga blerjet dhe shitjet e zakonshme, shfletimi i gazetave dhe portaleve e deri tek njohja me njerëz. Kur shohim procese të ndryshme të komplikuara duke funksionuar online, si tregjet e stoqeve të kompanive më të mëdha botërore, ndërsa ne kemi mundësinë që me disa klikime të investojmë në to, ndonjëherë na shfaqen para nesh imazhe të programerëve kompjuterik, duke i imagjinuar ata të mbyllur në një dhomë të errët që nuk ndalen duke punuar mbi 20 orë në ditë.

Megjithatë, lajmi qëndron në atë fakt që sot, edhe kodimi dhe programimi janë thjeshtëzuar aq shumë, saqë pothuajse çdo kush dhe në çdo kohë mund të filloj të programoj.

Programi tre-vjeçar rajonal “Shkollat e Shekullit 21”, i zbatuar nga Këshilli Britanik (British Council) dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, është i pranishëm në çdo shkollë fillore në rajon dhe do të mësojë deri në një milion nxënës mbi aftësitë e nevojshme për profesionet e së ardhmes.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË