Sot, në varrezat e fshatit Siboc, komuna e Obiliqit, u varros MEHDI KELMENDI, ish luftëtar i UÇK-së, me pjesmarrjen e shumtë të qytetarëve, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe nga Kosova Lindore, apo ma mirë me thënë nga të gjitha trojet shqipëtare.
Po ashtu, në varrim ishtin të gjitha OVL-të e UÇK-së, si dhe pjestarë nga pushteti qendror dhe ai lokal.
Në mbajtjen e fjalimeve u tha se tashmë i ndjerë, Mehdi Kelmendi, mbrapa vetit ka lënë një bagazh të madh njerëzor, ku ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në të gjitha fushat e jëtës, por në veçanti kontributi për lirinë e Kosovës është i pa zevëndësueshëm.
Mehdi Kelmendi ishte një shembull i një luftëtari trim dhe guximtar, që në ditët e para të vitit1998, kur e gjithë Kosova zihej e përzihej nga terrori serb, Mehdiu iu bashku radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën komandën e komandantit legjendar Adem Jashari.
Pa iu trembur syri ia kthej pushkën policsë dhe ushtrisë serbe, sepse në shpirtin e tij çdo here kishte vullnet dhe dashuri për jetën, për kombin dhe atëdheun. Ishte i brumosur që në fëmijëri me një patriotizëm të pa shoq.
Deri në përfundimin e luftës dhe në agun e lirisë, veprimtarinë e tij ushtarake e ushtroi në Zonen Operative të Shalës në gjithë fshatrat e Ortakollit rrëzë maleve të Çiçavicës.
Pas përfundimit të luftës, Mehdiu iu kthye punës aty ku e kishte lënë, para se t’i bashkohej UÇK-së, në Korporaten Energjetike të Kosovës, në profesionin e saldatorit ku e ushtroi me përkushtim të madh.
Për kontributin e madh që kishte dhënë gjatë luftës, Gjeneral Mensur Kasumi i ndanë mirënjohje.
Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë Mehdi Kelmendi
Pusho i qetë në dheun e kësaj toke që e deshe aq shumë.
Zoti i Madh t’i ndriqoft rrugët e përjetësisë.