Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

Theksime përcjellëse rreth romanit të Jusuf Buxhovit “PER TE TERRA MIA” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) në italisht, të botuar këto ditë nga shtëpia botuese e Romës “Armando Editore”.

Liljana Cuka-Maksuti

Është e njohur maksima se të përkthesh një vepër letrare do të thotë ta rishkruash të në një gjuhë tjetër dhe përbëtë arsye përkthyesi konsiderohet shkrimtari i dytë. Të përkthesh do të thotë të mbash një përgjegjësi të madhe, sepse duhet ta risjellësh veprën besnikërisht në përmbajtje dhe në stilin e autorit, prandaj duhet një njohje e thellë jo vetëm e të dy gjuhëve, por edhe kulturave që ato përcjellin, gjithashtu duhet ushqyer një dashuri e madhe për letërsinë dhe gjuhë.

Kur më propozuan të përktheja në gjuhën italiane një vepër të Jusuf Buxhovit për mua kjo ishte një surprizë e bukur. E njihja Jusuf Buxhovin si një figurë te shquar të inteligjencës shqiptare, si themelues të lidhjes Demokratike të Kosovës, dija gjithashtu që ishte edhe shkrimtari cili kishte botuar mbi 40 vepra letrare.

Emocioni ishte shumë i madh kur më mbërriti në dorë vepra të cilën do të përktheja: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Fillova menjëherë ta lexoj. Kjo vepër më mahniti për frymën e saj aq intensive si dhe përngjashmërinë e madhe që ekziston midis temës të cilën trajton me situatën e pandemisë aktuale që po kalon mbarë njerëzimi.

Dihet se kujtesa nuk është e lehtë për tu përcjellë, nga ana tjetër është e një rëndësie të veçantë që kujtesa e një populli të përcillet me anë të shkrimit. Pikërisht kujtesa historike e popullit shqiptar, në një periudhë të caktuar kohore është ajo që gjejmë në këtë vepër. Tema kryesore e saj është murtaja e cila ka qëlluar Kosovën në shekullin XVIII, në një kohë kur populli shqiptar ndodhej nën pushtimin otoman. Duke lexuar ketë roman historik zbulon një mori temash që ndërthuren si një zinxhir harmonik ngjarjesh.

Me penën e tij, autori nxjerr fuqishëm në dritë çështjen tonë kombëtare shqiptare, faktin historik që pushtuesi otoman, kërkon të shtyp këtë popull sepse dëshiron të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën e tij, shtypësi otoman arrin deri atje sa të dënojë me vdekje ata që guxojnë të këndojnë në dasma këngë në gjuhën e vet, por të ndaluar nga pushtuesi.

Forca e historisë së kësaj vepre qëndron në përshkrimin e një populli krenar të rrënjosur në tokën e tij, tokë e cila ndodhet në kufirin midis Lindjes dhe Perëndimit. Një popull që fillon të zgjohet përmes gjuhës dhe alfabetit, “themelet e domosdoshme për rilidhjen e shpirtrave të shpërndarë”. Një rrugë që kalon edhe nëpër librin e parë të shkruar në shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, në vitin 1555. Çështja kombëtare shqiptare është e ndërthurur me atë fetare: shqiptarët akuzohen si “kriptokristianë”, domethënë një popull që ka dy besime një kohësisht, besimin Islam dhe atë të Krishterë.

Një mënyrë e të menduarit kjo që mbizotëron si në Romë, ashtu edhe në Stamboll. Për disa fenomeni i “laramanit” konsiderohet “sëmundje”, ndërsa në realitet ashtu si e përshkruan Gjon Nikollë Kazazi është një shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës, gjë kjo që verifikohet në shumë familje shqiptare. Për të komplikuar më tej këtë situatë që mundon “tokën antike” bie edhe murtaja. Kjo epidemi përballet në një mënyrë të paqartë dhe të dyshimtë nga autoritetet osmane: për Perandorinë kjo murtajë shikohet si një mundësi për të shfarosur banorët e këtij vendi, i cili gjendet në skajet e saj, si njerëz të papërshtatshëm për të interpretuar ‘njeriun e ri perandorak’, për ta shndërruar këtë popull në një popull pa rrënjë. Shfaqet qartë dyshimi se virusi nuk ishte asgjë më shumë se një dredhi për të eliminuar popullin shqiptar. Kazazi përballet me dilemën: ky popull duhet të pranojë këtë ndodhi duke u dorëzuar, duke u mbyllur vetëm në lutje, apo duhet të përpiqet të ndryshojë rrjedhën e fatit, me çmimin e herezisë dhe me kryengritje?

Në këtë libër shfaqet një reflektim i shkëlqyeshëm i kuptimit të jetës, me citate filozofike, me perla të mençurisë të tokës së Ballkanit. Një himn për shpresë dhe jetë e njëkohësisht rezistencë kundër atyre që lavdërojnë vdekjen, fitoren e lirisë kundër shtypjes. Një certifikatë dashurie për popullin, siç thotë vetë Kazazi:

“Më ndihmo, Zot, të kem forcën të qëndroj në shërbim të popullit tim …”.

Ky libër me idetë e një morali të lartë do të shërbejë për te hedhur dritë në sqarimin e çështjes së Kosovës. Një libër që lë mbresa të thella dhe që e bën lexuesin të reflektojë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË