“Më kishte marrë malli”/ Kryeministri Rama tregon dhuratën speciale që i bëri Thaçit kur shkoi ta takonte në Hagë, befasohet Blendi Fevziu

Kryeministri Edi Rama vizitoi pak ditë më parë në qeli ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se 2 orë, Edi Rama ka pohuar se ka kuptuar se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të UÇK-së.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryeministri Rama ka dhënë detaje të tjera në lidhje me takimin që ka pasur me ish-presidentin Thaçi. Rama ka treguar se arsyeja që ka vizituar Thaçin në Hagë është se e kishte marrë malli.

Blendi Fevziu: Cila ishte arsyeja që vizitove Hashim Thaçin në Hagë?

Edi Rama: Tek ai formulari që unë plotësova, pyetja ishte se cila është arsyeja dhe unë shkruajta “më ka marrë malli”. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli.

Blendi Fevziu: E shkruajte sinqerisht atë?

Edi Rama: Natyrisht që sinqerisht.

Gjatë bisedës, kryeministri Rama ka zbuluar se i ka dërguar dhuratë në Hagë ish-presidentit të Kosovës një arkë me libra të cilat lidhen kryesisht me historinë e shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Sa kohë qëndruat? Qëndruat disa orë besoj?

Edi Rama: Po kemi qëndruar disa orë.

Blendi Fevziu: Cila ishte tema e bisedës?

Edi Rama: Kemi folur për të gjitha gjërat, kemi folur për shëndetin dhe më ka treguar që për herë të parë qëkur bën analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat optimal. Më ka treguar për stërvitjen që bën, kemi folur për libra të ndryshëm.

Blendi Fevziu: I çove dhuratë?

Edi Rama: Po, një arkë të madhe me libra, por nuk e mori në atë moment sepse duhet të kalonte në një proces… Çova një mori librash. Kryesisht libra që lidhen me historinë e shqiptarëve, që tek Skëndërbeu, tek librat që kanë dalë për Zogun, për fëmijërinë e Zogut. Pastaj libra për Ballkanin dhe kështu me radhë dhe besoj se do t’i pëlqejnë. Besoj se ka lexuar ndonjë tek-tuk por nuk besoj t’i ketë lexuar që të gjithë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË