Mbrojtja në liri e ish-krerëve të UÇK-së, Ibishi: Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitete

Policia e  Kosovës i ka të gjitha kapacitetet të garantojnë mbrojtjen në liri për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale. Kështu tha eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të japë informacione të detajuara lidhur me aftësinë e saj për ta garantuar sigurinë e mjaftueshme në rast të lirimit me kusht të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ibishi tha se Policia e ka obligim të garantoj në bazë të rregullave.

“Është kërkuar nga Gjykata Speciale me kërkesë të avokatëve ku policia është e obliguar që në kuadër të kapaciteteve të garantoj siguri të plotë për ta në aspektin e sigurisë sidomos në vendet ku garantohet qëndrimi duke përfshirë këtu dëshmitarët dhe ndikimi tek ta”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai mes tjerash tha se Kosova i ka të gjitha kapacitetet dhe janë funksionale sistemet e drejtësisë, për çka mund të garantojnë një mbrojtje të tillë e komplekse pa problem.

“Mendoj që Kosova i ka të gjitha institucionet e Drejtësisë funksionale dhe bashkëvepruese madje kemi edhe prezencën e  EULEX-it me mision të kufizuar të autorizimit, por që ka kapacitete të mjaftueshme në bazë të rregullave të parapara nga Gjykata Speciale”, theksoi tutje ai.

Nëse ndodh e kundërta, Ibishi thotë se nuk është mirë për vet institucionin e sektorit të sigurisë dhe detyrimin që marrin.

“Atëherë nuk është mirë për vet institucionet e sektorit të sigurisë dhe policisë që të marrin një funksion apo detyrim të tillë, sepse policia duhet ta parasheh qartë se po merr një detyrë të tillë për të cilën po zotohet”, përfundoi Ibishi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË