“Mbretëresha” e kriptovalutave zhduket me 13 miliardë dollarë në Bitcoin, në supermashtrimin botëror

Dr. Ruja Ignatova ishte tekstualisht “Mbretëresha e kriptovalutave” – ose të paktën këtë donte që investitorët e saj të besonin.

Sipërmarrësja e arsimuar në universitetin e Oxford ndërtoi një perandori kibernetike duke bindur më shumë se një milionë njerëz në të gjithë botën të investojnë në atë që quante “Vrasësi i Bitcoin”, duke iu referuar monedhës së saj virtuale “Onecoin”, shkruan britanikja “The Sun”.

Evente të shkëlqyeshme shitjesh dhe premtime për ‘para të thjeshta’ me anë të kuponave të saj OneCoin, nisën të bënin zhurmë nëpër botë – me evente promovuese edhe në Wembley të Londrës.

Por pa një sistem kompjuterik për llogaritjet e menaxhimin e kriptomvalutës, OneCoin nuk kishte asnjë vlerë.

Kjo ashtu si disa iniciativa të tjera, Onecoin ishte një nga kriptomvaluta e dështuara që reklamoheshn për “sukses të padiskutueshëm”.

Më pas gruaja u zhduk nga qarkullimi me rreth 13 miliardë dollarë në vlerë Bitcoin, në atë që llogaritet si nga mashtrimet më të mëdha në botë.

Kur Dr Ruja u zhduk në mënyrë misterioze në 2017, investimi i saj rezultoi se nuk ishte asgjë më shumë se një skemë piramidale.

Tashmë edhe katër vjet më vonë, ideuesja e OneCoin mbetet në arrati.

Bashkëthemeluesi i saj Sebastian Greenwood u arrestua në 2018 bashkë me vëllain e gruas, Konstantin Ignatov, dhe u shpallën fajtorë për pastrim parash në 2019. Ata ende nuk janë dënuar por mund të marrin deri në 90 vjet burg.

Konstantin thotë se herën e fundit që ka dëgjuar nga e motra ishte ajo i kishte thënë se kishte krijuar një “pasaportë të madhe”.

Ai thotë se gruaja i kishte kërkuar të rezervonte fluturime për në Vjenë e në Athinë, por askush nuk e di nëse Dr. Ruja i bëri këto fluturime, dhe as se ku ndodhet tani.

Familja e saj kishte emigruar në Gjermani kur ajo ishte 10 vjeçe, por ka sugjerime se fshihet në Dubai, ku një nga viktimat e mashtrimit ka ngritur padi se 500 milionë dollarë nga paratë e saj janë ende në banka.

Kur OneCoin nisi të promovohej në 2014, kriptovalutat ishin risia e momentit, edhe pse Bitcoin ishte nisur prej vitit 2009.

Dr Ruja bindte njerëzit se monedha e saj OneCoin ishte “e sigurtë” dhe e përkryer për investues të herës së parë.

Të rekrutuarit nxiteshin të sillnin miq e familjarë, me premtime për komisione dhe shpërblime të mëdha.

Dr. Ruja u kthye shpejt nga një konsulente financiare, në celebritet dhe e shumëkërkuar në të gjithë botën.

Ajo mbante fjalime për fansa që e adhuronin në Dubai, Singapor e Makau, ndërsa në 2016 hyri në mënyrë triumfatike në Wembley mes muzikës e fishekzjarreve.

Në tetor 2017, ajo pritej t’u tregonte investitorëve sa do të fitonin nga sipermarrja e tyre në një event në Lisbonë, ku dhe nuk u paraqit.

Disa thoshin se ishte marrë peng, të tjerë thoshin se ishte fshehur, por një gjë ishte e sigurtë; ajo ia kishte mbathur.

Dy vjet më vonë Dr Ruja u akuzua në mungesë për pastrim parash në SHBA, për atë që departamenti i Drejtësisë quante “një skemë tradicionale piramidale”.

Mark Scott, avokati që besohet se ka pastruar rreth 400 milionë dollarë të Dr Ruja, 50 milionë dollarë prej të cilave i ka marrë vetë për shërbimin, iu hoq e drejta e profesionit në 2020.

Më herët në media janë raportuar raste të ngjashem si ai i Gerald Cotten, tregtari i Bitcoin që vdiq duke marrë me vete 215 milionë dollarë, por investitorët besojnë se ka inskenuar vdekjen.

Raees Cajee, 21vjeç dhe Ameer, 18 vjeç u arratisën në Afrikën e Jugut me rreth 3 miliardë dollarë në një skemë të ngjashme./ The Sun/tch

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË