Mbi 150 të vdekur e qindra të zhdukur/ Çfarë ndodhi në Seul, cili ishte shkaku i një ndër tragjedive më të mëdha?

153 persona janë shpallur tashmë të vdekur nga tragjedia e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Kaosi shpërtheu në lagjen më të famshme të kryeqytetit korean, Itewon, pasi 100,000 njerëz u grumbulluan në një rrugicë vetëm 12 metra të gjerë.

Shkak i tragjedisë është bërë pikërisht gjerësia e rrugës dhe tejkalimi i kapacitetit të njerëzve.  Pamjet rrëqethëse tregojnë zonën e mbushur me frekuentues që mezi lëvizin pak para rrëmujës. Dëshmitarët kanë kritikuar mungesën e kontrollit të turmës dhe thonë se shërbimet e urgjencës u përfshinë vetëm kur përplasja u bë fatale.

Autoritetet nuk arritën të bënin përgatitjet për të menaxhuar numrin e parashikuar të njerëzve që planifikonin të vërshonin në zonë.

Adoleshentët dhe të rinjtë e emocionuar ishin derdhur në kryeqytet për të shijuar festimet e para të pakufizuara të Halloween në tre vjet që kur u hoqën rregulloret e Covid. Por në vend të kësaj, ata e gjetën veten të kapur në një rrëmujë të tmerrshme pasi festimet kishin tërhequr një numër të rrezikshëm njerëzish.

Në mënyrë tragjike, të paktën 153 persona u deklaruan të vdekur dhe 82 të tjerë të plagosur – 19 prej tyre në gjendje të rëndë.

Nga të vrarët, 97 ishin gra dhe 57 ishin burra. Katër viktima ishin vetëm adoleshentë, ndërsa 96 ishin rreth të 20-tave, njoftoi Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut. Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se vdekjet përfshinin 26 të huaj nga Kina, Irani, Rusia, Franca, SHBA, Australia, Uzbekistani, Vietnami, Kazakistani, Austria, Sri Lanka, Tajlanda dhe Norvegjia.

Dëshmitarët thonë se turma u bë gjithnjë e më e madhe ndërsa mbrëmja vazhdonte. Pak para orës 22:20, situata doli jashtë kontrollit pasi shpërtheu një rrëmujë, teksa njerëzit u detyruan të zbrisnin në rrugicën e ngushtë dhe të pjerrët pasi ajo tashmë ishte e mbushur me njerëz. Njerëzit në fillim të grumbullit filluan të binin në tokë nga mungesa e ajrit, por dhe përplasjet me njëri-tjetrin, duke i dërguar njerëzit poshtë tyre të përmbyseshin mbi të tjerët.

Nga ana tjetër, shumë njerëz pësuan anak në zemër për shkak të panikut dhe mungesës së ajërit.

Pamjet tmerruese të shpërndara në mediat sociale treguan disa njerëz që përpiqeshin të ngjiteshin në anët e ndërtesave për t’i shpëtuar presionit në rritje, ndërsa të tjerët thërrisnin me dëshpërim për ndihmë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË