“Mbarësi dhe pozitivitet”, zbuloni se cilat janë 3 shenjat më me fat për këtë javë

Efekti i eklipsit hënor në Akrep ka përfunduar dhe një javë na ndan nga mbarimi i prapavijës së Mërkurit.

Kështu, pritet që java e ardhshme të jetë më pozitive se dy javët që lamë pas të cilat ishin të mbushura me konflikte. Në vijim do t’ju tregojmë se cilat do të jenë 3 shenjat më me fat për javën e ardhshme sipas horoskopit kinez.


GJARPRI (1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013)

Nëse jeni të sapomartuar ose jeni duke u përgatitur për të mirëpritur një fëmijë në familjen tuaj, do të keni shumë fat këtë javë në fushën e parave dhe financave. Universi po përpiqet t’ju ndihmojë dhe ka një mënyrë sesi mund të tregoni mirënjohjen tuaj. Në Kinën e Lashtë, vendosnin një filxhan me ujë në dritare dhe e mbanin atje përgjatë natës që të rrisnin të ardhurat. Mbarësi do të keni edhe në karrierë, pasi më në fund do të arrini objektivat që i keni vendosur vetes dhe do të bëni një figurë të mire te eprori/ja. Nga ana tjetër, kini kujdes pasi keni afër persona të cilët mund të tregohen arrogantë ose mosmirënjohës. Ata dëshirojnë të përfitojnë nga fati dhe pasuria juaj ndaj tregohuni vigjilentë.


GJELI (1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017)

Si të lindurit e shenjës së Gjelit, do të keni fat në dashuri. Mund të bini kokë e këmbë në dashuri me dikë gjatë kësaj jave. Ndonëse ndjenjat mund të duken shumë e forta që në fillim, bëni një hap prapa dhe mos merrni vendime shumë të nxituara. Do t’ju jepet mundësia që të bëni takime romantike në mënyrë që të njihni më mirë njëri-tjetrin. Energjia duket shumë pozitive dhe për të pasur akoma dhe më shumë fat ju këshillojmë të vishni diçka të mëndafshtë dhe në ngjyrë të gjelbër. Nga ana tjetër, mos e humbisni logjikën dhe aftësinë për të gjykuar drejt situatat. Personi që mund të njihni mund të mos ketë domosdoshmërisht qëllimet më serioze, ndaj është në dorën tuaj të bëni kujdes.

MAJMUNI (1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016)

Kjo është java juaj, pasi fati nuk do të përqëndrohet vetëm në një sektor të jetës. Do të vini re se mund të rregulloni marrëdhënien me një mik/eshë nga e kaluara. Do të arrini të kuptoni se ku qëndron gabimi juaj dhe ku është gabimi i personit tjetër dhe pas kësaj analize, do mund të bëni paqe me veten. Do të ndiheni mirë edhe me grupin tuaj shoqëror, pasi do të planifikoni takime spontane të cilat do t’ju mbushin me energji pozitive. Nga ana tjetër, kemi edhe një këshillë për ju. Kini kujdes me impulsivitetin, pasi Marsi mund të ndikojë negativisht në fatin tuaj. Në mënyrë që ta parandaloni këtë, ju këshillojmë të mbani gjithmonë me vete hajmalinë e fatit që përdorni zakonisht në raste vështirësie. Nëse po mendoni të shkoni për studime jashtë vendit mos kini frikë, pasi kjo është zgjedhja e duhur. Kjo lëvizje mund t’ju sjellë liri dhe përfitime financiare.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË