Një masazhator shqiptar ka ngacmuar seksualisht një 23-vjeçare greke në Athinë, e cila kishte rezervuar për masazh.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur e reja ishte e shtrirë në shtratin e sallonit gjysmë e zhveshur, shkruajnë mediat greke.
53-vjeçari shqiptar i ka tërhequr me këmbëngulje të brendshmet dhe kur e reja greke i tha të ndalonte, ai jo vetëm që nuk e respektoi, por shkoi aq larg sa vendosi gishtat në organet e saj gjenitale. Vajza ka denoncuar ngjarjen, ndërsa disa orë më vonë masazhatori shqiptar është lokalizuar dhe arrestuar nga policia.
Në dëshminë e saj 23-vjeçarja tregoi se ndërsa ai filloi të masazhonte kofshët e saj dhe lëvizjet e tij nga një pikë e tutje u bënë të çuditshme dhe shqetësuese. Ajo tha se gjatë procedurës, ai tentoi t’i hiqte të brendshmet, edhe pse ajo kundërshtonte.
Madje shqiptari i tha asaj “të mos shqetësohej, pasi të tjerët masazhoheshin lakuriq. Më pas ai i tha të shtrihej në shpinë dhe filloi t’i masazhonte barkun. Dhe aty filloi të sillej sërish çuditërisht. Ai uli duart dhe në një moment ka futur dorën brenda të brendshmeve të vajzës, duke i prekur organet gjenitale. Ajo i tha të ndalonte, ndërsa ai i tha asaj “nuk ka problem”.
Shqiptari përsëriti të njëjtin veprim, ndërsa vajza tentoi të ikte ai u përpoq ta mbante aty duke i thënë “më fal” me ftohtësi dhe duke i fërkuar këmbën.
Pasi doli nga salloni vajza denoncoi rastin dhe nga verifikimet u bë e ditur se bëhej fjalë për shqiptarin 53-vjeçar që u arrestua pasditen e 27 nëntorit.