
Pas 90 ditësh, me shumë emocione, ndjenja, konflikte, të qeshura e inate, tani Kiarës dhe Luizit i duhet të kalojnë një periudhë larg njëri-tjetrit.
Në diten e parë të Luizit pa Kiarën brenda shtëpisë, ku është parë i përlotur dhe në momente dobësie.
Një postim i fundit nga Kiara është pikërisht një foto e Luizit, i cili gjendet i përlotur në shtrat. Patjetër që i mungon ‘çapaçulja’ e tij!
“Të dua”, ka shkruar Kiara.
Gjithashtu ajo u rikthye në Instagramin e saj, me foton nga ‘dasma’ e bujshme brenda shtëpisë, duke shkruar:
“Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do t’i qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni”