Lufta në Ukrainë merr fund brenda vitit, Joe Biden kërkon ta “heqë qafe” Putinin para zgjedhjeve, zbulohet plani i fshehtë, si do të dërgojë NATO ushtarë të maskuar në fushë-betejë

Në Amerikë kanë nisur “ethet e zgjedhjeve” të vitit 2024, ku do të zgjidhet presidenti i vendit. Megjithatë, siç është dëshmuar ndër vite, kur vjen puna tek zgjedhjet, sytë e gjithë botës janë tek SHBA. Këtë vit, veçanërisht, do të jetë Ukraina ajo që do të ndjekë me vëmendje procesin, pasi tërthorazi nga njeriu që do të zgjedhin amerikanët për president, varet e ardhmja e saj.Ndërsa çështjet e brendshme do të mbizotërojnë zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA, mënyra se si votojnë amerikanët mund të ketë një ndikim të thellë në politikat e vendit ndaj Ukrainës dhe Rusisë.

Plani i Biden

Joe Biden shpalli kandidaturën e tij për rizgjedhje më 25 prill, në katër-vjetorin e fillimit të fushatës së tij të mëparshme presidenciale. Ky do të jetë në fakt kandidimi i katërt i Biden për president: përpjekja e tij e parë erdhi përpara rënies së Bashkimit Sovjetik. Sa i përket luftës në Ukrainë, Joe Biden, kandidati demokrat mesa duket dëshiron që ajo të përfundojë sa më shpejt. “Biden do të donte që lufta të përfundonte deri në fund të vitit 2023, përpara se të fillojnë zgjedhjet paraprake në SHBA (në fillim të vitit 2024), që nënkupton bisedime paqeje ose armëpushim midis nëntorit 2023 dhe shkurtit 2024, kur luftimet do të pezullohen pë shkak të dimirit”, tha Tim Willasey-Wilsey, ish-diplomat i lartë britanik dhe ekspert ushtarak, për “The Scotsman’. Fati i Ukrainës është një nga matësit më të mirë të efektivitetit të Bidenit si një lider botëror, një mbrojtës i vendosur i demokracisë. Biden ka marrë lavdërime, deri më tani, por Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të bëjnë më shumë. Biden mund të ketë një vizion se si Ukraina do të fitojë, por nëse jo, në vitin 2024, votuesit do të duan të dinë se çfarë po merr Amerika mbrapsht për miliarda ndihma për Ukrainën. Biden do duhet t’iu japëatyre patjetër një përgjigje bindëse.

Negociatat

“Duke supozuar se ofensiva e pranverës fillon në javët e ardhshme kjo i jep Ukrainës gjashtë muaj për të fituar luftën. Por ky objektiv do të jetë i vështirë për t’u arritur sepse sulmi është më i vështirë se mbrojtja. Përveç kësaj, aleatët e kanë pajisur Ukrainën për një luftë mbrojtëse. Edhe nëse të gjithë tanket e premtuar Leopard 2 arrijnë në kohë, nuk do të ketë mjaftueshëm prej tyre për të thyer mbrojtjen ruse, siç supozohet nga gjeneralët si Heinz Guderian ose Georgy Zhukov”, tha Wilsey. Pavarësisht nga të gjitha këto rezerva, Wilsey nuk e mohon plotësisht mundësinë e një fitoreje të Ukrainës, megjithatë, sipas tij “ka më shumë gjasa që në tetor 2023 vijat e frontit të mos jenë shumë të ndryshme nga sot”. Ky ngërç duket se do t’i hapte rrugën negociatave. Gazetari më pas parashtron hipoteza të ndryshme se si mund të marrin formë negociatat, por duket se nuk ka dëshirë e vullnet për to. Sakaq, sipas dokumenteve të publikuara në internet nga Pentagoni,parashikimi nuk është kaq optimist. Ato arrijnë në përfundimin se, edhe nëse Ukraina rimerr sasi “të rëndësishme” territori dhe shkakton “humbje të paqëndrueshme në forcat ruse”, kjo nuk do të çonte në bisedime paqeje. “Ka qenë gjithmonë një garë për të parë se kush i mbarojnë burimet i pari,” tha Heather Conley, një studiuese për Evropën dhe presidente e fondit gjerman Marshall. Ajo tha se ishte dakord me pretendimin e inteligjencës së SHBA-së se negociatat do të fillonin vetëm pasi njëra palë të “shterohet”, një perspektivë që duket larg.

Manovrat e Perëndimit

“Asia Times” gjithashtu thekson se mungesa e mbrotjes ajrore për kundërofensivë është një problem i rëndësishëm. Po ashtu hedh hipotezën se SHBA-ja mund të dërgojë “vullnetarë” ekspertë në Kiev për të fluturuar me avionë të NATO-s të maskuar si avionë ukrainas. “Nuk është asgjë e re” shkruan “Asia Times”. “Mjafton të kujtojmë Tigrat Fluturues të Luftës së Dytë Botërore ose pilotët rusë me uniformë kineze që fluturonin me MIG në Luftën e Koresë, ose pilotët rusë që paraqiteshin si egjiptianë në Luftën Egjipt-Izrael (1967-1970)”, shkruan më tej. Shënimi i Asia Times përfundon duke lënë të kuptohet për reagimet e mundshme ruse (bombat atomike taktike) ndaj këtij përshkallëzimi të ri të mundshëm.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË