Lufta atomike alarmon njerëzimin, kryeministri i Izraelit tregon “muskujt”, flet për herë të parë për arsenalin e frikshëm që ka në dispozicion: Kemi armët bërthamore më të fuqishme

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid ka alarmuar botën me deklaratën e tij të fundit. Ai bëri një zbulim të rrallë për herë të parë për arsenalin bërthamor që disponon shteti që ai drejton. Duke folur në një ngjarje për të shënuar një ndryshim të udhëheqjes në Komisionin e Energjisë Atomike të vendit, Lapid iu referua aftësive mbrojtëse dhe sulmuese të Izraelit, si dhe asaj që ai i quajti “aftësitë e tjera” të tij që kuptohet si një referencë për armët bërthamore. “Arena operacionale në kupolën e padukshme sipër nesh është ndërtuar mbi aftësitë mbrojtëse dhe aftësitë sulmuese, dhe atë që mediat e huaja tentojnë ta quajnë “aftësi të tjera”. Këto aftësi të tjera na mbajnë gjallë dhe do të na mbajnë gjallë për sa kohë ne dhe fëmijët tanë jemi këtu”, tha Lapid. Izraeli besohet gjerësisht se zotëron disa qindra armë bërthamore, duke zhvilluar teknologjinë në vitet 1960. Ndryshe nga shumica e shteteve të supozuara për armë bërthamore, Izraeli kurrë nuk ka deklaruar zyrtarisht posedim. Në vend të kësaj, ajo ndjek një politikë të ‘paqartësisë’, që do të thotë se udhëheqësit izraelitë, kur shtyhen, kanë preferuar të bëjnë vetëm referencë të zhdrejtë ose të paqartë për armët bërthamore. Deklarata e parë e tillë u bë në fillim të viteve 1960 nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes Shimon Peres, i cili tha se Izraeli “me siguri nuk do të ishte i pari që do të fuste armë bërthamore në rajon”. Kohët e fundit, ish-kryeministri Ehud Olmert dukej se e pranoi aftësinë bërthamore kur renditi Izraelin, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Francën, si me armë bërthamore, megjithëse më vonë u përpoq të kundërshtonte komentet, të cilat u bënë në televizionin gjerman. Edhe Benjamin Netanyahu dikur iu referua Izraelit si një “fuqi bërthamore” gjatë një prezantimi në kabinetin e tij, përpara se të korrigjohej duke thënë “fuqi energjetike”.

Anëtarë të rinj të “klubit bërthamor”

Ndonëse arsenalet kryesore u përkasin dy superfuqive bërthamore, ka edhe fuqi të tjera bërthamore, si Britania e Madhe, Franca dhe Kina. Mee këto fuqi bërthamore të njohura botërisht, të quajtura “klubi bërthamor”, u bashkuan edhe India e Pakistani. Përveç këtyre vendeve, ka edhe disa të tjera, ku përfshihet edhe Izraeli, që shpesh përmenden si vende që përpiqen të kenë (ose ndoshta tashmë kanë) armë bërthamore. Konfliktet politike ku përfshihet qoftë edhe një anëtar i “klubit bërthamor”, madje edhe ndonjë nga anëtarët e rinj, mund të shkaktojnë luftëra ku të përdoren armët bërthamore. Kriza ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, përbën rastin kur dy shtete iu afruan më shumë se kurrë luftës bërthamore, që nga Kriza Kubane e Raketave, shpjegon Buletini i shkencëtarëve bërthamorë. Gjatë fillimit të vitit 2002, duke parë situatën e rënduar, frika për një sulm bërthamor u bë shumë reale për një numër të madh njerëzish. Veç kësaj, zhvillimi i armëve të tjera të shkatërrimit në masë ka sjellë më tepër mundësi për të përdorur bombat bërthamore. Duke analizuar një raport sekret të Pentagonit, thuhet se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore për t’u shkatërruar vendeve armike arsenale me armë biologjike, kimike dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë ndoshta është bërë pjesë e politikës bërthamore amerikane.

Terroristët dhe bombat me mbetje bërthamore

A është e mundur të ndërtohet një bombë bërthamore duke përdorur material që shitet në tregun e zi? Sipas revistës Time, përgjigjja është po. Kjo revistë fliste për një skuadër që u ngrit për të parandaluar terrorizmin bërthamor. Deri tani, skuadra ka montuar më shumë se një duzinë bomba artizanale duke përdorur pajisje teknologjike që i blen në dyqanet e zakonshme me gjëra elektronike dhe llojin e karburantit bërthamor që shitet në tregun e zi. Çarmatimi bërthamor dhe zbërthimi i armëve bërthamore e ka shtuar mundësinë për të vjedhur pajisje bërthamore. Heqja e mijëra armëve bërthamore ruse nga raketat, aeroplanët bombardues dhe nëndetëset e ruajtura mirë, e grumbullimi i tyre në depo më pak të sigurta, do t’i bëjnë shënjestra tunduese për terroristët e vendosur për t’i vjedhur ato. Në qoftë se pjesë nga armët bërthamore të zbërthyera i bien në dorë një grupi të vogël njerëzish dhe montohen përsëri së bashku, shumë shpejt ky grup mund të bëhet anëtar i klubit bërthamor”.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË