LLUKA: “KOSOVA A” TË MBYLLET, TË NDËRTOHET NJË TERMOCENTRAL MODERN

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, tha se ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka dëmtuar zhvillimin e shumë proceseve energjetike. Tutje ai thekson se është e nevojshme që të ndërtohet një termocentral modern, duke shtuar se “Kosova A” duhet urgjentisht të mbyllet.

Raportet nga Parlamenti Evropian, Kosovën nuk e nxjerrin mirë në menaxhimin e ambientit dhe energjisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Lluka, tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim thelbësor për të përmirësuar menaxhimin e ambientit dhe të energjisë.

“Po realisht nuk ka pasur ndonjë ndryshim thelbësor për ta përmirësuar ambientin dhe sektorin energjetik. Ne sot kur po flasim akoma jemi me disa politika të vjetra që tash në vendet perëndimore veç kanë marrë masa më drastike. Ndër to janë investime më radikale në sektorin e energjisë së efiçiencës. Pra ne kemi nënshkruar marrëveshje ku jemi zotuar që Kosova t’i përmbush disa kritere sa i përket kësaj por akoma nuk ka përfunduar”.

“Po ashtu ngrohja e shtëpive gjatë dimrit me thëngjill dhe një gjë e tillë është ndotësi më i madh gjatë kohës së dimrit, ku  të gjithë qytetarët vuajnë nga ndotjet që i kemi dhe nuk është bërë një plan konkret në menaxhimin e kësaj situate, disa propozime i kemi bërë dhe ka raporte të mjaftueshme, por që nuk  është marrë asnjë masë deri tani dhe kjo për shkak të ndërrimit të qeverive që nuk kanë fokus në ambient dhe energji”, tha Lluka.

Tutje, ai propozon që hidrocentrali i ri të ndërtohet në bashkëpunim me sektorin privat, jo të shfrytëzohen paratë publike.

“Plani ka qenë për ndërtimin e “Kosova e re”, siç kemi marrë vesh publikisht ai plan ka dështuar për shkak të mos përgjegjësisë edhe nga qeveritë në largim sepse fokusi nuk ka qenë aty, por prapë mendoj që janë dy gjëra kritike, e para Kosova A duhet të mbyllet sepse është një nga asetet më të vjetra në vend, dhe kemi zotim nga BE se ne do të marrim hapa për mbylljen e saj dhe kjo normalisht nuk mund ta lërë Kosovën pa energji, nuk mund të varemi vetëm në Kosovën B, dhe kjo duhet të ndiqet më një plan më konkret për ndërtimin e një termocentrali modern. Ideja ime është që të bëhet gjithmonë përmes sektorit privat sepse mund ta shfrytëzojmë kapitalin për ta ndërtuar një gjë të tillë dhe jo paratë publike, dhe tash ta shohim politikën e ardhshme”, theksoi ai.

Ish-ministri Lluka tha nëse ka bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar, ndihmat për këtë sektor mund të rriten.

“Këto procese nëse shfrytëzohen mirë, nëse ka bashkëpunim të ngushtë ndihmat edhe mund të rriten. Unë jam i sigurt që sa i përket ambientit e menaxhimit të energjisë këtu ka qasje në mekanizma financiar si grante por edhe kredi të buta të panumërta, por kërkohet një koordinim më i mirë me faktorin ndërkombëtar, përmendëm edhe ndërtimin e termocentralit dhe përfshirjen e sektorit privat”, përfundoi Lluka.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË