Liria e shtypit është thelbësore në kohë krizash

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Maria Pejçinoviq-Buriq dhe ministrja e Drejtësisë gjermane Kristina Lambrecht shprehën sot shqetësimin rreth sulmeve ndaj gazetarëve dhe kufizimeve të lirisë së shtypit në shumë pjesë të Evropës, duke theksuar se liria e mediave është thelbësore në kohë krizash.

Në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj, ato kujtuan se e drejta për lirinë e shprehjes është e parashikuar në nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën e kanë të 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës u angazhuan vetë – përfshirë 27 vendet anëtare.

“Në një demokraci, gazetarët luajnë një rol jetik në zbulimin e së vërtetës dhe mbajtjen përgjegjëse të autoriteteve. Detyra e tyre është të sigurojnë që qytetarët të marrin informacion të saktë dhe të besueshëm në kohën e duhur, i cili është edhe më i rëndësishëm në kontekstin e pandemisë COVID-19”, thuhet në deklaratë.

U vlerësua që media duhet të jetë e lirë të studiojë në detaje dhe të kritikojë reagimin e qeverisë ndaj krizës, megjithatë, siç konfirmohet nga raporti i fundit i organizatave të shoqërisë civile që bashkëpunojnë me Këshillin e Evropës, shumë gazetarë në të vërtetë përballen me pengesa në rritje për të përmbushur këtë rol të rëndësishëm gjatë pandemisë.

“Për fat të keq, ne gjithashtu jemi dëshmitarë të një numri në rritje sulmesh dhe kërcënimesh ndaj gazetarëve që raportojnë nga protesta, gjë që është e papranueshme. Tani është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe të sigurt,” thuhet më tej në deklaratë.

Promovimi i lirisë së shprehjes në të gjithë Evropën është një qëllim kryesor i Këshillit të Evropës, shtohet në deklaratë, duke theksuar se së bashku me daljen graduale nga pandemia, të gjitha qeveritë duhet të punojnë së bashku për të forcuar lirinë e shprehjes.

Ndryshe, nesër shënohet 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Sipas organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë një konferencë për media dhe një tryezë diskutimi.

Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.

3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË