Lëvizja e bujshme e Abazoviç/ Në fillim të gushtit do të miratohet marrëveshja që pritet të “hedhë në erë” Malin e Zi…

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se qeveria ka vendosur për një qasje gjithëpërfshirëse në procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe theksoi marrëveshja mund të nënshkruhet në muajin gusht.Të martën presidenti malazez MilloGjukanoviç tha se një marrëveshje e tillë do të përçajë Malin e Zi, dhe se Abazoviç nuk është mandatuar për atë, por të shtyrë para agjendën evropiane. Presidenti tha se një manovër e tillë e qeverisë iu bë një dhuratë atyre që ëndërr historike e kanë që Mali i Zi të mos jetë shtet stabil, qytetarët, me prosperitet, dhe anëtare e Bashkimit Evropian. “Ka shumë falsifikime në këtë kontratë të kontestueshme me Kishën Ortodokse Serbe, në rend të parë sepse u miratua me nguti e shumë shpejt, prapa shpinës së publikut, e pastaj falsifikimet historiografike, gënjeshtrat e Kishës Ortodokse Serbe, si instrumenti më i ligë (keq) i nacionalizmit serbo-madh dhe imperializmit rus në Ballkan, dhe kështu e ndihmon të vidhet historia e Malit të Zi”, ishte shpjegimi i Millo Gjukanoviç. Ai shtoi se shumë norma nga ajo kontratë janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet sistematike të Malit të Zi.

Ndikimi rus në Mal të Zi

Gjatë diskutimit, kryeministri Abazoviç dhe ministri i Jashtëm RankoKrivokapiq ngritën çështjen e ndikimit rus në Mal të Zi. Kryeministri Abazoviç vlerësoi se përmbysja eventuale e qeverisë aktuale, për shkak të kundërshtimit të Marrëveshjes Themelore, do të ishte mbështetje për ndikimin rus në Mal të Zi. Ministri Krivokapiq tha se qeveria e Malit të Zi po shkatërrohet nga politika ruse, gjë që, sipas tij, e ka thënë edhe Parlamenti Evropian në rezolutën e marsit.

Çfarë është marrëveshja themelore e Abazoviç me Kishën Serbe?

Mali i Zi ka nënshkruar disa ‘marrëveshje themelore’ më parë, me komunitetet më të vogla fetare si me Kishën Katolike në vitin 2011 dhe me Komunitetet Muslimane dhe Hebreje në vitin 2012. Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe u nënshkrua ditën e diel, me mbështetjen e 13 ministrave nga koalicioni i Dritan Abazoviç ‘E Zeza mbi të Bardhë’, partisë socialiste pro-serbe si dhe partive shqiptare. 5 ministra nga partia DPS, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Qytetare Kroate votuan kundër ndërsa 3 abstenuan. DPS e ka akuzuar prej kohësh Kishën Serbe se po promovon nacionalizmin serb në Mal të Zi duke minuar sovranitetin e shtetit malazez.

Çfarë parashikon kjo marrëveshje?

Marrëveshja mes Abazoviç dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban disa pika të cilat pretendohet se adresojnë marrëdhëniet midis qeverisë malazeze dhe kishës serbe. Fillimisht, marrëveshja përcakton obligimet e shtetit malazez ndaj institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe: Ajo e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend – gjë që i përjashton ato nga juridiksioni / ligjet lokale; Qeveria është e detyruar të regjistrojë të gjithë kishat ortodokse në vend nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të nisë procesin e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë ndërtesat e konfiskuara nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore; Marrëveshja përcakton që Kisha Serbe nuk ka nevojë të marrë leje nga qeveria malazeze për të lëvizur objekte të trashëgimisë kulturore të cilat janë të regjistruara nën pronësinë e saj; Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare; Së fundmi, ajo parashikon mundësinë e shtrirjes së mësimeve fetare në shkolla publike dhe kontrollit dhe aprovimit të tyre vetëm nga Kisha Serbe. Problemi kryesor me vendosjen e një sasie kaq të madhe pushteti në duart e një kishe të vetme asaj Serbe është fakti që komuniteti ortodoks në Mal të Zi nuk i takon vetëm drejtimit serb. Në fakt, sipas censusit të vitit 2011, 72% e popullsisë malazeze identifikohen si të Krishterë Ortodoks prej të cilëve, rreth 70% identifikohen si pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që do të thotë se pjesa e mbetur 30% identifikohen me rivalen e saj, Kishën Ortodokse Malazeze. Më pas muslimanët përbëjnë një tjetër 20% të popullsisë dhe katolikët apo fetë e tjera, përqindjen e mbetur.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË