“L’Equipe” ndryshon rregullat për “Topin e Artë”, me normat e reja Mesi del “jashtë loje”

Gazeta e famshme franceze, “L’Équipe”, ka njoftuar katër ndryshime në rregullat e çmimit të Topit të Artë, që vitin e fundit e fitoi Lionel Mesi. Janë bërë katër ndryshime madhore, që pritet të sjellin qartësim të situatës rreth lojtarit më të mirë. Kështu, rregulli i parë është: Do të analizohet sezoni, jo viti.

Deri më tani, për “Topi i Artë” merreshin në konsideratë performancat e futbollistëve përgjatë vitit kalendarik, nga janari në dhjetor, që ishte ekuivalente me dy gjysmësezone (nga sezone të ndryshme) dhe jo një sezon të plotë.

Tani e tutje do të vlerësohet ajo që është arritur përgjatë një sezonit futbollistik, nga gushti deri në korrik. Kupa e Botës në Katar, pra, nuk do të llogaritet për Topin e Artë të vitit 2022, por për të radhës, për atë të vitit 2023. Një ndryshim që praktikisht lë jashtë luftës për çmimin e radhës fituesin aktual, Leo Messi.

Pa Champions në raundin e 16-të dhe me një rol të rëndësishëm në Ligue 1, shansi i tij i vetëm ishte të fitonte ose linte shenjë në Kupën e Botës. Duke qenë Botërori i Katarit do të llogaritet për edicionin e ardhshëm, argjentinasi pothuajse përjashtohet si fitues për vitin 2022. Ndryshimi i dytë ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatëve. Topi i Artë ka tridhjetë kandidatë për çmimin e meshkujve, njëzet për femrat dhe dhjetë për trofetë “Iashin” dhe “Kopa”.

Ata përzgjidheshin nga “France Football” dhe “L’Equipe”, tani e tutje do të shtohet Didier Drogba, ambasadori i Topit të Artë, si dhe votuesit e edicionit të kaluar që iu afruan më shumë rezultatit përfundimtar. Ndryshimi i tretë lidhet me uljen e vendeve me të drejtë vote. Deri më tani, kanë votuar përfaqësues të 170 vendeve. “L’Équipe” analizon se vendet “të cilat nuk kanë një kulturë të madhe natyrore futbolli apo legjitimitet historik dhe që jo gjithmonë kanë akses në imazhet e garave kryesore” mund të dobësojnë jurinë.

Pra, zvogëlon numrin e vendeve me të drejtë vote. “Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve të para në renditjen e FIFA-s (50 për femrat) do të kenë mundësi të votojnë”. Kriteri i katërt që ndryshon ka lidhje me votimin. Si përmbledhje , kriteri 1 do të fokusohet kryesisht në performancën individuale të pretendentëve. Duke qenë se futbolli është ende një sport kolektiv, kriteri 2 do të fokusohet tek performanca kolektive dhe arritjet gjatë sezonit. Kriteri 3 do t’i referohet klasit të lojtarit dhe lojës së ndershme dhe 4 për mënyrën e votimit. Surprizë është zhdukja e kriterit të “karrierës së lojtarit”.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË