Kuvendi i Shqipërisë voton sot rezolutën kundër pretendimeve të Dick Martyt

Kuvendi shqiptar do të votojë sot propozimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Martyt se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka thënë dje se dita se dita e sotme do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka ftuar dhe opozitën të marrë pjesë.

“Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë i bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla.

Balla ka thënë se Partia Socialiste e ka iniciuar atë mbi bazën e parimit se gjithçka duhet të hetohet.

Ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e parimit se gjithçka duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një rast kur janë kryer verifikimet përkatëse dhe jemi në kushtet që të institucionalizojmë faktet dhe pas këtij momenti të iniciohet një raport dhe një rezolutë e re, rishikimi i atyre pretendimeve që sot nuk ekzistojnë më. Është në nderin e çdo anëtari që nesër të jetë në sallën e Kuvendit. Nesër duhet të jetë një moment solemn ku rëndësia që ka heqja e një balte të pamerituar të hedhur padrejtësisht kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës. Nesër do të njiheni me të gjitha qëndrimet tona për luftën në Kosovë.

Mendoj që dokumenti i rezolutës është një dokument parimesh, mbërritja në këtë dokument ka kërkuar muaj me radhë pune dhe mendoj që dokumenti e ka brenda dhe këtë pjesë. Është një qëndrim i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Përpjekja për të denigruar Luftën Çlirimtare në Kosovë është objekti thelbësor i kësaj rezolute. Ky është qëndrimi i duhur që duhet të mbajë sot Shqipëria. Falenderoj deputetët e Kosovës, dua të ju them se kanë qenë kontakte disamujore, falenderoj dhe mediat e Kosovës për një vëmendje për këtë dokument”.

”Ne me deputetët e Kuvendit të Kosovës jemi në kontakt të përditshëm. Kjo legjislaturë do të mbahet mend si bashkëpunimi me deputetët e Kosovës ka arritur nivelin më të mirë të mundshëm në shumë vite. Ne kemi gati një dokument të rëndësishëm të një memorandumi partneriteti. Në Nëntor të këtij viti, do të kemi një seancë plenare të funksion të 2 institucioneve tona. Bashkëpunimi me Parlamentin e Kosovës është i shkëlqyer. Objektivi ynë i radhës është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Jemi në fazën e mbërritjes së konsensusit“, ka thënë ai.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË