Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar një fotografi me Ekrem Jasharin, historinë e të cilit e ka rrëfyer ai vet.
Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka treguar se si Jashari e kishte shitur shtëpinë e tij në Zvicër për t’i ndihmuar Kosovës në luftë, shkruan lajmi.net.
Mjetet e shtëpisë së tij, ai i kishte dorëzuar në fondin “Vendlindja thërret”.
Postimi i plotë i Zekës:
Ky njeri e shiti shtepine per luften e Kosoves
Ky eshte Ekrem Jashari, nga Ferizaj i Kosoves. Per shkak te perndjekjeve, dikur, ne vitete 90-ta, ishte arratisur ne Zvicer. Edhe pse katunar i rritur ne qytet, kishte ditur ta perzgjedhe Geneven, qytetin me te bukur te Zvicres.
Kur kishte filluar lufta ne Kosove, ne fondin e luftes “Vendlindeja therret” kishte vetem disa mijera euro. Baci Ekrem e shiti shtepine, dhe parat i dorezoje tek ky fond.
Baci Ekrem vazhdon me qene nje njeri qe tere jeten ka qendruar vertikalisht. Majtist i perbetuar, dhe njeri i mrekullueshem.