Kush është 28-vjeçarja shqiptare që ‘çmendi’ mediat italiane/ U kap me futbollistin Nicolo Zaniolo…

Futbollisti i Romës, Nicolò Zaniolo, është marrosur pas një shqiptareje. Ka qenë revista “Who” që ka publikuar fotot sensuale të sportistit dhe parukieres shqiptare, Kejdis Bardhi. Të dy shfaqen gjatë një udhëtimi me një jaht në ujërat e Ponzës.

Sytë vigjilentë të paparacëve të revistës së Alfonso Signorinit, nuk mund t’i shpëtonte vajza seksi në krah të futbollistit në brigjet e Ponzë. Në pozat e publikuara të dy argëtohen dhe bëjnë banja dielli, duke u përqafuar dhe duke u dukur të afërt me njëri-tjetrin. Megjithatë nuk ka asnjë puthje që zyrtarizon një lidhje të mundshme mes të dyve, të paktën për momentin. Ndonëse duhet thënë se parukierja bukuroshe është vajza e parë që vihet re përkrah Zaniolos pas përfundimit të lidhjes së tij.

Panorama Plus kontaktoi me Kejdisin, duke marrë prej saj për herë të parë një prononcim rreth fotove që janë shndërruar në kryefjalën e shtypit rozë në Itali. Në mënyrë ekskluzive, ajo pranon se ka qenë në jaht me sportistin e njohur, por shprehet se në fakt vajza në foto nuk është ajo.

“Më kanë kontaktuar shumë persona qëkur dolën fotot. Në fakt unë isha në jaht me miqtë e mi. Aty ka qenë edhe Zaniolo, por vajza në foto nuk jam unë. Ajo është një mikeshë e imja”. Është kjo deklarata e Kejdis, që vë në pikëpyetje jo vetëm mediat italiane. Megjithatë parukierja shqiptare nuk i mohon zërat se në fakt ajo është në një lidhje me futbollistin e mirënjohur italian, ndonëse në shkrepjen e famshme është mikesha e saj.

Kush është Kejdis Bardhi Vajza e pikasur në një varkë me Zanilon quhet Kejdis Bardhi. Sipas profilit të saj në “Instagram”, e ndjekur nga mbi 12 mijë ndekës, ajo është 28 vjeçe dhe është stiliste flokësh, e specializuar në ekstension. Në rrjetet sociale ajo ka disa foto nga java e kaluar që e portretizojnë atë tashmë me pushime në ishullin romak të Ponza-s, i njëjti ku u pa në shoqërinë e Zaniolo-s.

Bëhet me dije se vajza 28-vjeçare është me origjinë nga Rrësheni. Kejdisi jeton dhe punon në Terni. Ndërkohë që pasioni i Kejdisit për famën njihet nga njerëzit e saj të afërt, kjo pasi shpesh herë parukierja kishte tentuar të bëhej pjesë e formateve të ndryshme italiane që kanë në qendër promovimin e imazheve të reja. Duket se famën e kërkuar në programet italiane, ajo e ka gjetur me praninë e saj në jahtin e sportistit të mirënjohur.

Tashmë mediat italiane janë vënë në ndjekje të saj, për të zbuluar më shumë detaje nga jeta private, si dhe histori të shkuara që parukierja mund të ketë pasur me personazhe të famshme. Gjithçka dihet për Kejdis është fakti se adhuron sportet, udhëtimet si dhe famën në vendin fqinj. I vetmi kontakt i saj që është bërë publik, është mbesa e parukieres që e asiston në sallon që ajo ka në Romë.

Duhet theksuar se Kejdisi është 5 vite më e madhe sesa futbollisti i Romës. Nicolò Zaniolo është ndër personazhet më të njohur në Itali. I lindur në Massa (Toskanë) më 2 korrik 1999 Nicolò Zaniolo është një futbollist, sulmues ose mesfushor me kohë të plotë për Romën dhe për kombëtaren italiane.

Në vitin 2021 ai u bë baba për herë të parë: ish-e dashura e tij, Sara Scaperrotta, solli në jetë fëmijën e saj të parë, Tommaso. Të dy u ndanë disa muaj para se foshnja të lindte, por Zaniolo arriti të rikuperonte një marrëdhënie me të me kalimin e kohës.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË