Kurti u përgjigjet sindikalistëve: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro

Në Ditën e Punëtorëve pothuajse të gjitha sindikatat kërkuan rritjen e pagës minimale në 350 euro dhe përmirësim të kushteve të punës.

Mirëpo kryeministri Kurti përmes një reagimi i është përgjigjur sindikalistëve duke thënë se pagën minimale do ta rrisin në 250 euro, si dhe do ta përjashtojnë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojnë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se për Qeverinë këto janë trashëgimi nga e kaluara dhe sfida që do t’i adresojnë çdo ditë të punës së tyre.

“Ne do të punojmë që kjo histori e padrejtësive nga e kaluara ta ketë një prerje të qartë dhe kthesë të madhe. Kursi i së ardhmes do të jetë ai i punësimit, i krijimit të virtytit dhe dinjitetit të punës”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Ky është postimi i tij i plotë:.

1 MAJI I KTHESËS PËR PUNË E DINJITET

Ditët e shënuara në kalendar janë kohë kur duhet reflektuar mbi atë që shënojmë. Mbi atë që është arritur e atë çfarë mbetet për tu bërë. 1 Maji është pikërisht nga këto data, një moment reflektimi për të shkuarën dhe ritheksim i vizionit për të ardhmen.

Historia e punës te ne, ashtu si përgjithësisht në botë, lidhet ngushtë me padrejtësi, pengesa, shtypje, e shfrytëzim. Sistemi socialist i paraluftës herë na shfrytëzonte, e herë na privonte tërësisht nga e drejta për punë. Sistemi neoliberal i pasluftës në njërën anë na shpronësoi e deindustrializoi, e në anën tjetër krijoi çarje mes arsimit e punës duke prodhuar studentë të papunësueshëm e punë për të cilat nuk ka punëtorë të përgatitur.

Megjithatë puna nuk u ndal, përkundër papunësisë së lartë që kemi. Por shpërndarja e fryteve të punës nuk u bë ashtu si u krijuan ato – pasuria e prodhuar kolektivisht u përvetësua e akumulua individualisht. Kështu u krijuan disa multimilionerë, gjersa pjesa dërrmuese që ishin punëtorë të ndershëm ose punojnë në kushte të vështira ose mbesin shpejt të papunë meqë janë lehtësisht të zëvendësueshëm. E rëndësinë e këtyrë punëtorëve më së miri e kemi parë gjatë kësaj pandemie: pa punën e mjekëve e infermierëve, policëve e zjarrfikësve, bukëpjekësve e farmacistëve, pastruesve e shitësve, kapitali i milionerëve nuk ka asnjë vlerë. Paçka se edhe ai s’është gjë tjetër përpos punë e akumuluar nga shumica, por e përvetësuar nga disa.

Për Qeverinë tonë këto janë trashëgimi nga e kaluara dhe sfida që do t’i adresojmë çdo ditë të punës sonë. Ne do të punojmë që kjo histori e padrejtësive nga e kaluara ta ketë një prerje të qartë dhe kthesë të madhe. Kursi i së ardhmes do të jetë ai i punësimit, i krijimit të virtytit dhe dinjitetit të punës.

Ne kemi fituar duke premtuar punësim e drejtësi, tani do të punojmë për t’i sjellur të dyja këto sidomos në tregun e punës. Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend.

Qeveria jonë do të jetë partnere e ngushtë e organizimit të punëtorëve. Do të sigurohemi që zhvillimi i ekonomisë dhe riindustrilizimi i vendit të shkojnë paralel me përmirësimin e kushteve për organizim sindikal të punëtorëve, sidomos në sektorin privat ku një gjë e tillë është tejet e nevojshme. Do të punojmë bashkë që punëtorëve t’u mundësohet punësimi, e punës së tyre virtyti e dinjiteti.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË