Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe pretendentja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për t’u konsultuar rreth konstituimit të institucioneve.
Ky është takimi i fundit, në kuadër të diskutimeve që kanë pasur fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit me partitë parlamentare.
Kreu i LDK-së është shoqëruar në këtë takim nga Kujtim Shala./KP