Kurti ballë për ballë me Kancelarin Scholz në Berlin, disa javë pas propozimit franko-gjerman

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka takuar dje kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Kongresin e 30 jubilar të Partisë së Socialistëve Evropianë, me të cilin, sipas njoftimit të qeverisë, ka biseduar për çështjet aktuale dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Në njoftimin e qeverisë nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me takimin.

“Me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri Kurti bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale”, thuhet në komunikatën për mediat, raporgon Gazeta Express.
Gjithashtu, bëhet e ditur se kryeministri ka në këtë kongres, ka uruar Stefan Löfven për pozitën e re si President i Partisë së Socialistëve Evropianë, kurse e ka falënderuar Sergei Stanischeë për kontributin e tij si President i deritanishëm i PSE.

Në njoftim janë dhënë edhe detaje për takime të tjera që Kurtii ka zhvilluar në Berlin. Me njërin prej liderëve të Partisë Social Demokrate gjermane, Lars Klingbeil, Kurti ka biseduar për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin me z.Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, u bisedua për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, thuhet se kryeministri ka m arrë pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti iu drejtua krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës.

“Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë”, thuhet në fund.

Kujtojmë se Kurtit i është dhënë një afat që t’i përgjigjet Macronit e Sholcit për propozimet që i sollën këshilltarët e tyre.

Kjo është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili vendosi të lëshohet në disa detaje rreth iniciativës franko-gjermane për gjetjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Ai tha se i di të gjitha detajet, por u tregua i përmbajtur rreth asaj që përmbajnë propozimet.

I pyetur nëse Parisi e Berlini po angazhohen për një marrëveshje pa njohje, Bislimi ishte i shkurtër dhe nuk e përmendi “marrëveshjen me njohje në qendër”. “Për këtë duhet të flasin bartësit në momentin kur ata mendojnë se është koha e duhur për të folur”, ka thënë ai.

Shpërndaje

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË