Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci: I kërkuam presidentit Milanoviç që ish-drejtuesit e UÇK-së të kenë vendbanim në Kroaci

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Esad Çollaku ka thënë se prej shumë muajsh janë duke bërë përpjekje që të marrin garanci nga zyrtarë të lartë të Kroacisë për mbrojten në liri të ish-themeluesve të UÇK-së.

Çollaku ka thënë se kjo shoqatë para 90 ditëve kanë kërkuar gojarisht nga Presidenti i Kroacisë që të del garantë për lirimin e ish-themeluesve të UÇK-së.

“Kemi kërkuar nga Milanoviçi që nëse ish-themeluesit e UÇK-së nuk lejohen të mbrohen në liri në Kosovë, ata të kenë një vendbanim në Kroaci. Kemi kërkuar që në fillim Kryeministri i Shqipërisë të del garantues e që është mik i Presidentit Milanoviçi. Këto gjëra kanë shkuar mirë deri para dy-tri ditësh kur kanë dalë disa gjëra në media që nuk shkojnë mirë me përpjekjet tona për lirimin e tyre”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Presidenti Milanoviç ka miqësi të madhe me ne shqiptarët dhe ai vlerëson lartë luftën tonë për liri”, shtoi ish-ushtaraku.

Çollaku thotë se liderët e Kroacisë kanë dalë garantues edhe për shumë ish-oficer ushtarak nga Bosnja dhe të njëjtit janë mbrojtur në liri.

“Shteti kroat ka garantuar mbi 40 herë për ish-të akuzuar nga Haga dhe në 25 raste ka ndodhur lirimi”.

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë thotë se ish-presidenti Mesiç kishte dalë garant edhe për shqiptarin Rrahim Ademi dhe që i njëjti kishte fituar lirimin.

Çollaku thotë se këtë iniciativë nuk e ka marrë në koordinim me mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja por vetëm se si ish-pjesëtarë i UÇK-së e ka ndjerë obligim të kërkojë këtë favor nga presidenti i Kroacisë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË