Kriza energjetike thellohet, dimri edhe më i vështirë për Europën

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Nëse i keni kaluar ditët e fundit duke u “djegur të gjallë” në një nga plazhet e Mesdheut ose duke u pjekur në rrugët e Berlinit, Londrës ose Romës mes një vale të nxehtit, moti i ftohtë mund të jetë gjëja e fundit që keni tani në mendje.

Por mos bëni gabim, dimri po vjen dhe premton të jetë edhe më i ftohtë për shkak të një krize energjetike që po përkeqësohet si pasojë e luftës në Ukrainë. Disa fatkeqësi  që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit,  duke përfshirë krizën e euros në fillim të viteve 2010 dhe krizën e emigrantëve në 2015 po copëtojnë Europën.

Shoku energjetik i dimrit i vitit 2022 mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën.

Edhe një herë, uniteti dhe vendosmëria e kontinentit janë gati të testohen.

Shumica e europianëve ende nuk mund ta kuptojnë katasfrofën që i pret, por tregjet kanë dhënë tashmë alarmin. Çmimet për furnizimin e gazit këtë dimër, me 182 €/mwh (184 dollarë/mwh), janë pothuajse aq të larta sa në fillim të marsit, pasi Rusia pushtoi Ukrainën, dhe shtatë herë më shumë se niveli i tyre afatgjatë, raporton abcnews.al.

Qeveritë po përgatisin ndihma për ndërmarrjet e prekura në Francë dhe Gjermani dhe disa investitorë po vënë bast se cilat firma industriale pritet të dështojnë  gjatë këtij viti. Ndërsa shumica e politikanëve të Europës nuk arrijnë të bien dakord  me popullin në lidhje me zgjedhjet e vështira që kanë përpara, madje edhe tregtarët e energjisë, që janë mësuar me luftërat dhe grushtet e shtetit, kanë filluar të shprehin shqetësimin.

Bota ka qenë e rrezikuar nga një krizë energjetike që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Ndërsa sanksionet dhe shantazhet ruse kërcënojnë të shkëputin Europën nga furnizuesi i saj kryesor, gazi është dëmi më i madh.

Ukraina plotëson një të katërtën e kërkesës për energji të kontinentit dhe Rusia furnizon një të tretën e saj. Shifrat janë më të larta për disa vende, përfshirë Gjermaninë. Ndryshe nga nafta dhe qymyri, të cilat janë të këmbyeshme dhe tregtohen globalisht, gazi ose duhet të transportohet me tubacione ose të transportohet si gaz natyror i lëngshëm (lng), duke përdorur objekte që kërkojnë vite për t’u ndërtuar.

Putin e di shumë mirë që gazi është gjithashtu një treg në të cilin Rusia lëviz kamxhikun. Ekonomia e saj do të rrënohej pa eksportet e naftës që mesatarisht përbëjnë  10% të PBB-së së saj gjatë pesë viteve të fundit – kjo është arsyeja pse Rusia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kryesisht të suksesshme për të thyer embargon perëndimore të naftës së papërpunuar.

Por Rusia mund të ia dalë shumë mirë edhe pa eksportet e gazit, të cilat përbëjnë vetëm 2% e PBB-së. Duke mbyllur tubacionet, Rusia  mendon se mund t’i shkaktojë më shumë dhimbje Europës sesa vendit të saj.

Deri pak javë më parë dukej sikur Europa mund të shpëtonte nga më e keqja, falë ndihmës së vendeve të tjera dhe të Amerikës. Kërkesa për gaz është sezonale, ndaj është jetike të krijohen rezerva në pranverë dhe verë, raporton abcnews.al.

Nga një 26% në mars, deri në qershor rezervuarët e gazit të Europës ishin gjysmë të mbushura dhe për të arritur 80% deri në nëntor, nevojitet të paktën minimumi për të kaluar dimrin. Tani situata po përkeqësohet sërish. Defektet në një platforme gazi në Norvegji është pjesërisht arsyeja, siç është moti i nxehtë që rrit kërkesën për energji elektrike për të fuqizuar pajisjet e ajrit të kondicionuar.

Por problemi i madh është rrjedha e gazit në Europë nga Gazprom, monopoli i gazit rus. Ai prodhon tashmë në rreth gjysmën e kapacitetit normal dhe vazhdon të shënoj rënie. Rusia tha që nga 11 korriku, Nord Stream 1, një tubacion i rëndësishëm, i është nënshtruar mirëmbajtjes i cili do të përfundojë deri më 22 korrik.

Por ajo nuk e ka kompensuar duke rritur furnizimin nëpërmjet tubacioneve alternative që kalojnë përmes Ukrainës. Për shkak se tregtarët mendojnë se Putin po e bën qëllimisht diçka të tillë, çmimet për dimrin e 2023-2024 do të jenë katër herë më të larta se niveli normal.

Konsumatorët, të cilët përdorin gazin për ngrohje dhe gatim do të jenë më të prekurit. Për momentin, shumë prej tyre janë të mbrojtur nga kufijtë e çmimeve, subvencionet dhe kontratat afatgjata. Një gjerman tipik paguan të paktën 70% më pak se çmimi i tregut për gazin, raporton abcnews.al.

Përdoruesit industrialë si kimikatet dhe firmat e prodhimit të qelqit janë ata që  hasin probleme si dhe një listë e gjerë biznesesh. Në të gjithë zonën e euros, një ndalim i flukseve të gazit rus mund të ulë rritjen e PBB-së me 3.4 % dhe të rrisë inflacionin me 2.7% , sipas ubs, një bankë.

Në Gjermani situata pritet të jetë akoma më e keqe. Shumë mendojnë se recesioni dhe inflacioni do të ishin të përballueshëm, në fund të fundit, në vitin 2020 PBB-ja për shkak të Covid në Europë ra me 6%.

Por kërcënimi nga kriza energjetike është më problematik. Mungesat mund të nxisin shtetet të ndalojnë importet për të plotësuar nevojat e vendit. Boshllëqet në çmimin e shitjeve me shumicë të gazit në vende të ndryshme të BE-së sugjerojnë se firmat janë të shqetësuara nga një situatë e tillë.

Borxhet e qeverive janë më të larta se kurrë. Një goditje stagflacioniste mund të rrisë frikën e mospagimit apo edhe të një krize për shkak të borxhit të Italisë që do të kërcënonte të gjithë zonën e euros. Reagimi i publikut mbi rritjen e çmimeve të  energjisë mund të sfidojë gjithashtu mbështetjen popullore në të gjithë kontinentin për t’iu kundërvënë Putin.

Për të gjitha këto arsye, qeveritë europiane duhet të zgjohen për të përballuar me krizën energjetike tani. Ashtu si me vaksinat, ato duhet të kapërcejnë ndarjet kombëtare. Komisioni Europian po punon mbi një plan që pritet ta paraqesë në një samit urgjent më 26 korrik.

Duke pasur parasysh rolet e tyre në tregtinë e gazit, plani duhet të përfshijë Britaninë dhe Norvegjinë. Furnizimi duhet të rritet. Kjo  është arsyeja pse blerjet e zakonshme të ngarkesave me gaz të lëngshëm janë një nga mundësitë dhe pse Hollanda duhet të shtyjë mbylljen e fushës së saj të gazit në Groningen vitin e ardhshëm.

Tjetra është nevoja për një hierarki të përbashkët që rregullon racionimin, e aplikuar në të gjithë kontinentin: përdoruesit intensivë të energjisë duhet të vuajnë të parët, konsumatorët të fundit. Vendet duhet të ndajnë kapacitetin e magazinimit dhe të garantojnë lëvizjen e lirë të gazit. Sistemi duhet të jetë i integruar dhe elastik, raporton abcnews.al.

Së fundmi, politikanët duhet të jenë të sinqertë me publikun. Çmimet e konsumit duhet të rriten tani për të zvogëluar kërkesën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e balancës.

Kjo situatë nuk do të zgjidhet brenda muajve të ardhshëm por Europa do të çlirohet përgjithmonë nga kërcënimet ruse për energjinë. Ajo gjithashtu do të ketë krijuar një mekanizëm koherent të sigurisë së energjisë në mbarë kontinentin që do të ndihmojë në përshpejtimin e kalimit drejt energjisë më të pastër.

Europa e ka treguar se është e bashkuar gjatë krizave. Është koha për ta bërë këtë përsëri.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË