Krejt çka dihet për planifikimin e vrasjes së kryeministrit Kurti, Halitit dhe Haxhës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se ka pasur një plan për atentat ndaj tij në vitin 2021.

“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti të lëshuar më 19 shtator.

Aty nuk jepen hollësi të tjera, por në bazë të raportimeve të mediave në Shqipëri, njësia kundër-terrorizmit e Policisë së Kosovës ka marrë informacione nga burime të inteligjencës për plane për vrasjen e tre personave: Albin Kurti, Xhavit Haliti dhe Ismet Haxha.

Haliti, deputet i subjektit opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se ka pranuar informacione për kërcënime ndaj jetës së tij.

Ndërkaq, Ismet Haxha është ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Raportimet në mediat shqiptare bazohen në një dokument, për të cilin thuhet se është publikuar nga hakerët që kanë sulmuar ueb-faqet e institucioneve shqiptare në korrik dhe në shtator të këtij viti. Shqipëria ka fajësuar Iranin për sulmet kibernetike dhe ka ndërprerë raportet diplomatike me Teheranin.

Vrasja e këtyre tri figurave ishte planifikuar me qëllim të, siç thuhet në dokumentin të cilit i referohen mediat në Shqipëri, “destabilizimit të Kosovës”.

Sipas raportimeve, një shtetas i Shqipërisë, Prek Kodra dyshohet se ka planifikuar vrasjen e tyre. Ai po ashtu, sipas dokumentit, ka qenë i dyshuar për përfshirje në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Për këtë person nuk ka informacione të tjera.

Por kush është Prek Kodra?

Prek Kodra është personi që ‘preku’ opinionin publik në Kosovë sot, pas raportimeve tashmë të konfirmuara për një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe një komandanti me emrin Ismet Haxha. Por, kush është Preku që planifikohej të vriste kryeministrin Albin Kurti?

Sipas dokumentit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Policia shqiptare e përshkruante Prekun (që në disa dokumente quhet Prekë) si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper.

Paraprakisht mësohej që planifikohej të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Një informacion i verifikuar megjithatë për Prek Kodra, është se ai ishte arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës. Ai raportohej se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha të Shqipërisë (Partia Socialiste-Partia Demokrate).

46-vjeçari del se është nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër. Ai ishte dyshuar edhe për lidhje të forta me mafien e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

“Ka lidhje të forta me malazez. Këta (grupi i Kodrës) bëjnë krime dhe i mbulojnë se kanë lidhje me shtetin”, i tha një burim që donte të mbetej anonim për shkaqe sigurie.

Nipi i z. Kodra raportohet të jetë Pëllumb Guri, i cili madje edhe kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë malazez kur ishte penguar në aktivitetet e tij që kishin të bënin me transportimin e 88 kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia e Shtetit shqiptar kishte qenë në banesën e Kodra, ku kishin gjetur një numër të madh armësh por jo edhe personin në fjalë. Ai i kishte dy fëmijë të mitur në momentin e bastisjes nga forcat e rendit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË