Kosova nuk ka ligj i cili përcakton çmimet e barnave

Ariana Kasapolli, Radio Kosova

Kosova nuk ka ligj i cili përcakton çmimet e barnave. Nga Oda e Farmacistëve të Kosovës për Radio Kosovën kanë thënë se barnat në vend shiten për 10 milionë euro në vit më shtrenjtë sesa në vendet e rajonit.

Ndërkaq për dy dekada, në Kosovë nuk ka çmim të unifikuar të barnave. Në fuqi ka qenë një rregullore administrative, e cila nuk ka paraparë unifikimin e çmimit.

Qytetarët e Kosovës paguajnë rreth 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit. Kështu thonë nga Oda e Farmacistëve. Kjo ndodh për shkak se në vend nuk ka unifikim të çmimit të barnave.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, në një bisedë për Radio Kosovën, tha se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që ta funksionalizojë dhe ta vë në zbatim sa më parë çështjen e rregullimit të çmimit të barnave, derisa shtoi se është hasur në mirëkuptim dhe janë duke pritur lëvizje pozitive nga ministri aktual i Shëndetësisë.

 ‘’Fatkeqësisht ende vazhdon pagesa e çmimeve të bëhet pa ndonjë rregullativë dhe pa udhëzimin për çmime të unifikuara të barnave. Shqetësimi i të gjithë farmacistëve që e kanë shfaqur në odën e farmacistëve,  është pikërisht për mos zbatimin e udhëzimit të aprovuar për çmimet e barnave’’, tha Jakupi’’.

Ai thotë se kanë marrë premtime që shumë shpejt do të fillojë të punojë një grup punues i cili do të përgatisë ligjin për çmimin e barnave në Kosovë. Ndërkohë shton se sa do të marrë kohë kjo çështje, ende nuk dihet.

Në Kosovë janë 1.200 farmacistë të licencuar dhe 650 barnatore. Aktualisht, 10 për qind prej farmacistëve të licencuar e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në institucionet publike, ndërsa pjesa tjetër në institucione private.

Ndërkohë që laramania e çmimeve të barnave nëpër barnatoret e Kosovës, sipas farmacistëve, ka ndikuar që qytetarët të mos kërkojnë cilësi në shërbim të blerjes së barnave, por çmime më të lira.

Shkumbin Jusufi, farmacist, tha për Radio Kosovën se kjo katrahurë e dëmton profesionalizmin e farmacistëve. Këta të fundit thotë ai, nuk kanë mundësi ta ushtrojnë profesionin drejt për pacientin, për sa kohë rolin kryesor e luan çmimi i ilaçit.

‘’Në mungesë të rregullativës së unifikimit të çmimit, çmimi i barnave në Kosovë janë më të shtrenjtat. Dhe kjo është pengesë dhe problem i madh për farmacistin që e ushtron profesionin çdo ditë’’, thotë Jusufi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë ajo që ka ofruar ndihmë në zhvillimin e politikave për sa i përket udhëzimit që unifikon çmimin e barnave, në mënyrë që të reduktohen shpenzimet e pacientëve për blerjen e barnave.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË