“Kosova dhe Serbia në rrezik për luftë”/ Eksperti amerikan bën paralajmërimin e frikshëm: Liderët e Prishtinës dhe Beogradit duhet të…

Profesori i politikës së Jashtme, ligjërues në Johns Hopkins, Eduard Joseph, ka folur ditën e sotme në lidhje me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti mbi rrezikun e një lufte të re mes Kosovës dhe Serbisë. Joseph ka treguar edhe se si e shohin faktorët ndërkombëtarë.

“Reagimin e komunitetit ndërkombëtar mund ta shihni në deklarimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas zhvillimeve të fundit me reciprocitetin, situatës së tensionuar në veri, bëri thirrje për de eskalim të situatës. Pra, ju e keni parë vetë apelin e tij për palët që të përmbahen nga tensionimi i situatës, gjë që është e kuptueshme kur flasim për NATO-në, sepse NATO është përgjegjëse për sigurinë në Kosovë. Është marrëveshje e nënshkruar edhe nga Serbia nga regjimi i vjetër. Pra marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999, sipas së cilës KFOR është i mandatuar për parandalimin e cilitdo veprim armiqësor, si dhe përgjigjes ndaj tij”, është shprehur Josep.

Joseph ka thënë se deklaratat e tilla, si kjo e fundit e kryeministrit Albin Kurti, edhe ato të presidentit serb Aleksandar Vuçiç se do të ketë ‘stuhi’ të re, qysh prej ditës kur Republika e Kosovës vendosi reciprocitetin për letërnjoftime e ri-regjistrim të makinave me targa të Kosovës, merren seriozisht nga qytetarët.

“NATO së bashku me gjithë faktorët tjerë ndërkombëtarë në Kosovë janë gjithnjë të shqetësuar teksa dëgjojnë një retorikë si ajo e presidentit Vuçiç, i cili parashikoi një ‘stuhi’ të re, në kontekstin e masave të reja, apo parashikimet për luftë nga kryeministri Kurti, absolutisht shqetësohen. Dikush mund të thotë se janë deklarata politike por po i shohim pasojat, me ato barrikadat”, tha ai.

Ai ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, këtë e sheh veprimin më të duhur të kësaj periudhe sfiduese për sigurinë, nga të gjithë liderët e rajonit, jo vetëm ata kosovarë e serbë.

“Mendoj se tërë rajoni ka nevojë jo vetëm për më shumë vëmendje, por për vëmendje më serioze. Janë bërë gjashtë muaj prej kur ka nisur pushtimi rus në Ukrainë. Serbia ende nuk i ka vendosur Rusisë sanksione, sikur që kanë bërë të gjitha vendet tjera në rajon, pra të Ballkanit Perëndimor, edhe ato që janë vende kandidate edhe të tjerat që ende nuk janë, e për këtë arsye duhet vëmendje serioze, pra më e thellë. Mendoj gjithashtu se liderët e rajonit duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtjen dhe të mos i kontribuojnë ngritjes së tensioneve përmes retorikës”, tha Joseph.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË