Konfiskimi i Pasurisë së Pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate

Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, në rast se shndërrohet në ligj, pas miratimit eventual në Kuvendin e Kosovës, nuk jep garanci që do të ketë rezultate konkrete.

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), ka thënë me të njëjtin sistem të drejtësisë, ky projektligj nuk sjell ndryshime.

“Një sistem i drejtësisë, të njëjtit gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë një kornizë ligjore shumë të avancuar për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë dhe nëse për 20 vite pothuajse nuk ka asnjë rezultat nuk është garanci se nëse ua jep edhe një mundësi tjetër në aspektin civil që qytetarët të vërtetojnë pasurinë e tyre nuk është garanci që do të ketë rezultate konkrete. Me të njëjtat metoda të kërkojmë një rezultat tjetër dhe pothuajse këtu zbatohet e njëjta qasje”, është shprehur Miftaraj për Ekonomia Online.

Madje, sipas Miftarajt politika dhe sistemi i drejtësisë dështimet e tyre i arsyetojnë me nevojën për shtim ligjesh, dispozitash e ligjesh.

“Është mirë që të ndryshohen tri nene por prapë po kthehem ajo çka po themi me Ligjin për konfiskim. Në vitin 2019 ka qenë Prokuroria e Shtetit që ka kërkuar të futen këto nëse që sot po ndryshohen. Domethënë ka qenë kërkesë e prokurorisë sepse kanë thënë që nuk po mundemi t’i luftojmë krimet e luftës për arsye se nuk kemi bazë ligjore të duhur. Kjo tregon që politika e sistemi i drejtësisë dështimet e tyre mundohet t’i arsyetojnë se kemi nevojë për një nen, dispozitë, apo ligj të ri”.

“Derisa nuk ndryshon mentaliteti i sistemit të drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk e konsiderojnë si obligim që të respektojnë Kushtetutën së pari ata vet, t’i zbatojnë obligimet që ua përcakton Kushtetuta dhe ligji nuk është se mund të presim ditë më të mira. Për këtë arsye unë besoj që Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet të gjitha forcat dhe pushtetin e saj duhet ta drejtojë drejt vettingut. Vetëm vettingu mund të jetë shpresë që të pastrohet sistemi nga elementet kriminale, politikës, grupeve të interesit në mënyrë që pastaj të kemi gjyqtarë e prokurorë që thjeshtë janë në gjendje të përmbushin mandatin e tyre”, ka përfunduar ai.

Hyrja në fuqi e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po cilësohet hap i mirë nga analisti, Arton Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se nëse implementimi i këtij ligji fillon nga bashkëpartiakët e kryeministrit Kurti dhe ministër së Drejtësisë Haxhiu, atëherë ka sinjale se është marrë seriozisht trajtimi i tij nga kjo Qeveri.

“Konsideroj që ky ligj mirë që është votuar, mirë është që do të ndodhë një gjë e tillë, nëse do të ndodhë, por unë do të doja të shoh zotëri Kurtin dhe ministren e Drejtësisë se si do ta implementonte këtë ligj në favor të bashkëpartiakëve, sepse ka bashkëpartiak të cilët kanë krijuar pasuri të paligjshme, kanë krijuar pasuri që nuk i dihet burimi. Pikërisht ky ligj duhet të fillojë nga ata që raportet e të hyrave dhe shpenzimeve e investimeve nuk u përshtaten, nuk i barazohen. Nëse fillon ligji prej atyre njerëzve që i kanë në parti, konsideroj që mund të thuhet se e kanë seriozisht për ta trajtuar këtë ligj”, është shprehur ai.

“Ndryshe nëse këtë ligj e kanë bërë për të iu hakmarrë kundërshtarëve politik mendoj që kjo është një lojë që zotëri Kurti e bën për ta trembur opozitën dhe partitë tjera për të mos i kundërshtuar në tema të caktuara”, ka shtuar ai.

Deputeti opozitar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është nismë ligjore që duhet të vazhdohet.

“Në Kuvend nuk ka asnjë nismë ligjore deri më tani, është një koncept-dokument i aprovuar në Qeveri, kur të vije në Kuvend kemi me dhënë kontributin. Uroj që Qeveria mos të tërhiqet prej kësaj nisme por të vazhdojë procedurat që i takojnë sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit”.

“Nuk kemi asnjë dokument në Kuvend sa i përket ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, unë e inkurajoj Qeverinë që të vazhdojë me atë koncept-dokument që e ka bërë publik”, tha ai.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË