Kërcënon Petkoviq: Po e shqyrtojmë dërgimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq në orët e vona të së enjtes ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, pas vendimit të Policisë së Kosovës që ta rris praninë në veri.

Ai ka thënë se veriu po pushtohet nga policia e Kosovës. Në këtë konferencë, Petkoviq ka deklaruar po ashtu se Serbia po e shqyrton mundësinë, siç ka thënë ai, kthimit të 1,000 pjesëtarëve të saj të sigurisë në Kosovë.

Petkoviq ka deklaruar se dërgimi i këtyre pjesëtarëve, është i mundshëm sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq ka përsëritur shumë herë se ne nuk do të lejojmë një pogrom të ri të popullit tonë. Shpresoj që ata që duhet të reflektojnë me Kurtin ta kuptojnë këtë mesazh, sepse ne nuk do të lejojmë që populli ynë të vuajë. Le ta dinë ata në perëndim, kështu që nuk do të jenë të befasuar me vendimet tona, sepse nuk jemi ne që provokojmë dhe shkelim marrëveshjet, të gjitha këto i bën Kurti dhe dikush e lejon”, ka shtuar Petkoviq.

Ai ka deklaruar se sonte rreth 300-350 forca policore janë futur në veri.

“Sipas njohurive tona, 300-350 policë të Kosovës me armë të gjatë dhe automjete të blinduara pushtuan veriun e Kosovës dhe bllokuan Mitrovicën e Kosovës. Arsyeja e inkursionit të policisë në veri të Kosovës është gjoja se shqiptarët që jetojnë aty kanë frikë nga çdo gjë që po ndodh. Po ashtu ju kujtoj se dy ditë më parë ka pasur një përballje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për të detyruar mbajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se policia e Kosovës, sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe pikës 9 të saj, nuk ka të drejtë të jetë e pranishme në veri të Kosovës.

“Këtë e dinë të gjithë dhe të gjithë shtiren si të çmendur dhe e lejojnë Kurtin të bëjë veprime dhe të shkelë marrëveshjen e Brukselit. Këta janë policë me veshje të plota lufte, që ndalojnë njerëzit dhe i ngacmojnë”, ka theksuar Petkoviq.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi të Kosovës, do të ketë ndryshime të mëdha në dialog, për të cilat njoftimin do ta japë vetë presidenti Aleksandar Vuçiq. 

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË