Dje nga ora 18:00 e deri në mesnatë, në Suharekë u shfaq “Karnavali Golden Eagel 2022”, ku po performuan mbi 300 artistë vendorë e të huaj.
Qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës, por edhe pjesëmarrës nga vende të tjera në këtë festë, kanë ndarë fotografi e video nga atmosfera e zjarrtë, me njerëz që vallëzojnë e këndojnë.
Gjatë orëve të para të festivalit, kanë parakaluar grupe artistike e koreografike të ndryshme nga shumë vende të botës, ndërsa tani po vazhdon koncerti.
Ky karnaval është bërë tradicional dhe në Suharekë po mbahet për herë të tretë. Karnavali u nis nga nga objekti i komunës dhe vazhdoi rrugëvë kryesore të qytetit.
Pjesë e karnavalit ishin shumë personalitete nga jeta jonë politike dhe artistike, ku ky karnaval po merr përmasa ndërkombëtare.
Karanavali u mbajt pak ditë pasië festivali më i madh i mbajtur në Kosovë “Sunny Hill”, u zhvendos në Tiranë për edicionin e sivjetmë, si pasojë e neglizhencës së institucioneve për të siguruar lejet përkatëse për lokacionin e mbajtjes.









