Institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës, më 25 mars do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për kryetar.
Besim Hasani, i cili e mban pozitën e presidentit që nga viti 1996, do ta kërkojë mandatin e shtatë. Por, pas 25-vjetësh Hasani pritet të ballafaqohet me një konkurrencë të fortë.
Tre kandidatë do të garojnë për postin e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Krahas Besim Hasanit, garës do t’i hyjnë edhe Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.
Kandidatja e vetme femër në këto zgjedhje, Linda Shala, ka reaguar duke thënë se sukseset e arritura me shumë punë e mund të sportisteve dhe sportistëve tanë, duhet të na obligojnë që Komiteti Olimpik i Kosovës të jetë institucion shembull në organizim.
Ky është postimi i saj i plotë.
“Këto suksese të arritura me shumë punë e mund të sportisteve dhe sportistëve tanë, duhet të na obligojnë që Komiteti Olimpik i Kosovës të jetë institucion shembull në organizim.Të përqëndrohet në mbështetje të sportistëve e jo zyrtarëve sportiv. Të jetë i drejtë në trajtim dhe sigurisht transparent me Federatat Sportive dhe opinionin në punën e tyre. Medaljet janë pronë e sportistëve.E jona krenaria që na e dhurojnë dhe obligimi që të jemi në shërbim të tyre në çdo kohë dhe me të gjitha mundësitë”.
https://www.facebook.com/linda.shala.16/posts/10222616916324047