Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit të Kosovës.
Në një urim përmes Twitter-it, Kurz, shprehi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në procese evropiane dhe luftimin e pandemisë.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane dhe në luftën me pandeminë COVID-19”.
Albin Kurti të hënën e 22 marsit u zgjodh si kreu i ekzekutivit me 67 vota pro.
Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 mandate në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bashkë me minoritet pakicë joserbe e pa koalicion me partitë shqiptare, arriti që të formonte Qeverinë.