Kalendari shkollor ka pësuar ndryshime

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se kalendari shkollor ka pësuar ndryshime pasi që ky vit ka nisur me dy javë vonesë, si dhe disa ditë janë humbur si pasojë e pandemisë.

Sipas MASHT, ky vit shkollor do të përfundojë  me 7 korrik 2021. Këtë vendim të ministrisë nuk po e përkrahin njohës të çështjeve të arsimit dhe përfaqësues të Sindikatës së Arsimit, të cilët vlerësojnë se ka qenë një vit shumë i vështirë dhe kjo shtyrje nuk do të ketë asnjë efekt në përmirësimin e procesit mësimor.

Ministria e Arsimit në vendimin e fundit ka bërë të ditur se për shkak të vonesës së fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21 dhe ditëve të humbura si pasojë e pandemisë, kalendari shkollor ka pësuar ndryshime për sa i përket përfundimit të vitit shkollor në arsimin parauniversitar.  Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën kanë bërë të ditur se për klasën e 12, maturantët, mësimi do të përfundojë me 2 qershor 2021, për klasën e 9, 10 dhe 11  me  datë 24 korrik  dhe  për parafillorët dhe klasat 1- 8 mësimi do të përfundoje me 7 korrik.

Vendimin për zëvendësimin e ditëve të humbura në fillim të muajit korrik po e kundërshtojnë njohës të çështjeve të arsimit. Në një përgjigje për Radio Kosovën njohësi i kësaj fushe, Mustafe Kadriu, tha se këto ditë që do te zëvendësohen janë krejtësisht të paefektshme për arsye se ka qenë një vit i stërzgjatur dhe ngritja e temperaturave ndikon në uljen e koncentrimit.

“ Vazhdimi i procesit mësimor në muajin korrik është krejtësisht i paefektshëm. Janë shumë arsye pse e them këtë, ngase është një vit i stërzgjatur si për mësimdhënësit e në veçanti  për nxënësit. Mandej është problemi tjetër kur në muajin korrik rriten temperaturat dhe kjo ndikon në uljen e koncentrimit të nxënësve. Dhe problem tjetër është edhe koha e shkurtër që mbetet për përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor.  

Se kjo periudhë e mësimit do të jetë e paefektshme, për arsye se ka qenë një vit i ngarkuar, e thotë për Radio Kosovën edhe Ymer Ymeri nga Sindikata e Arsimit. 

“ Ka qenë një vit shumë  i vështirë dhe vazhdimi deri me datë 7 korrik do të jetë një ngarkesë shumë e madhe për nxënësit. Është dashur të lihet në kompetencë të komunave nëse eventualisht ata e shohin zëvendësimin në ndonjë të shtune ose të punohet online. Vazhdimi deri me 7 korrik është ngarkesë dhe nuk do të ketë as një efekt pozitiv.”

Këtë vit shkollor e kanë përcjellë vështirësi të mëdha për sa i përket realizimit të planprogramit mësimor si pasojë e pandemisë, ku mësimi në kohë të caktuara është realizuar i kombinuar ose në platformën online. 

Autor: Ardiana Hajzeri, Radio Kosova

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË