“Kah i ki çadrat”?.. Sot është datëlindja e Jote…

Shkruan: H.Kelmendi

“Kah i ki çadrat, ejjjj”, kjo thënje, kjo pyetje, kjo fjali, ky tog fjalësh është duke më munguar jashtëzakonisht shumë. U bë plot një vit, që këtë frazë nuk e dëgjova më nga e bardha gojë e jote, ku çdo herë thuheshin vetëm gjëra njerëzore, ku kultivohej dashuria për punën, për njerëzit, për natyrën, për Zotin, për gjithçka që është e mirë në këtë rruzull tokësor.

Shoku Drejtor (sa me qejf e kishe të të thrrisja kështu), sot është datëlindja e jote, sot është 72 vjetori i Juaj i ardhjes në jetë, jetë të cilen e deshe shumë, sepse për të  punove dhe kontribuove  pa masë, sa që veprat e tua madhështore shihen dhe janë të dukshme gjithë andej.

Shoku Drejtor, sot do të duhej të të thërrisja dhe të uroja për datëlindjen, e TI, t’më ftoje për ta pirë nga një, siq e bëje zakonisht, por Jooooooooooooo, sot më mungon fizikisht për të të uruar, sepse kështu e deshi i Madhi Zot, deshi të të ketë afër vetës, andaj ku do që të jeshë në pafundësinë e gjithësisë i uroj që,

“DRITA E TË MADHIT ZOT TË TA NDRIQOJ RRUGËTIMIN E MË TEJMË”

Shoku Drejtor, puna është duke ecur mbarë dhe mirë, me ritmin ashtu siq e ke dashur gjithnjë. Kësaj faqes së zezë (covid-19) që ta morri jetën, si duket po i vie fundi, këtë korb të zi e djegt zjarri, ashtu sikurse që na dogji zemrat tona.

Drejtor i dashur, djemt janë mirë që të tre, Arbri, Luli dhe Halimi, tani krah të djatht e kanë edhe Erdin, nipin tend të dashur. Janë duke punuar për bukuri, janë duke vazhduar rrugtimin tuaj qe e ke trasuar, andaj TI pusho i qetë ku do që të jesh.

Shoku Drejtor, po e kam të vështirë faktin për të pranuar realitetin, që më nuk gjindesh fizikisht në mesin tonë, nuk po mund ta bind vetën, gjithnjë më duket se je në një udhtim zyrtar dhe do kthehesh një ditë, siç u kthejshe me plot suksese, çdo cingërimë e telefonit, më trazon çdo here ndjenjat dhe them me vete tani do të kem zërin tuaj duke më thënë metaforën që përdore shumë herë: “KAH I KIE ÇADRAT EJJJ”….., por joooooooo, nuk është zëri Yt, dhe më kaplon një ndjenjë mërzie, ndjenjë nostalgjie, por edhe një ndjenjë krenarie, që pata fatin të jemi njëri prej bashkëpuntorëve Tuaj më të afërt, ku arrita të mësoj shumë gjëra që nuk kisha pasur mundësi që as t’i lexoj në libra të ndryshme, e lëre më t’i shof në realitet, e për këtë do të jem mirënjohës për gjatë gjithë jetës, deri sa të vie tek Ti.

Drejtor i dashur Latif, kam për të shkruar shumë, sepse rrugtuam dhe punum gjatë bashkarisht, kam shumë e shumë kujtime të ndryshme së bashku. Shpesh bëjë edhe monolog pranë fotografisë tënde, duke të treguar për punën, vetë flas, vetë pyes dhe vetë përgjigjem, para fotografisë, të cilen tashme është edhe fotografi zyrtare në kompani dhe e vendosur gjithëandej, foto, ku buzëqeshja jote flet shumë, më thotë edhe ate të pa thënën që çdo here duhej për ta thënë, por jo nuk e thua dot….

Shoku Drejtor, do të të kujtoj gjithmonë sikurse që ishe personalitet i veqant, Vizionar, Intelektual, Patriot, Guximtar, Bujar, Human, e mbi të gjitha Punëtor i jashtëzakonshëm.

Shoku Drejtor, të përqafoj shumë kudo që të jeshë dhe URIME DATËLINDJA.

LAMTUMIRË!!!!!….

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË