JASHARI: UROJ TË MOS KEQPËRDORET KONCENTRIMI I PUSHTETIT TEK NJË PARTI

Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar Vjosa Osmanin pasi u zgjodh në pozitën e presidentes.

Jashari thotë se pasi tani janë zgjedhur të tri pozitat udhëheqëse të shtetit tonë, duhet të ketë angazhim maksimal për t’i shërbyer shtetit e shoqërisë sonë, në rrugën tonë të zhvillimit e integrimit.

Jashari shkruan më tej se zgjedhja e Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Presidentit të vendit, pa pasur nevojë për koalicione të partive politike, koncentrimi i pushtetit tek një parti politike, krijon mundësi absolute për të zbatuar programin qeverisës të partisë fituese dhe kështu nuk ka asnjë mundësi që dështimet eventuale t’i mveshen të tjerëve.

“Njëkohësisht koncentrimi i pushtetit tek një parti politike uroj që të mos keqpërdorët në dëm të shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Republika jonë sonte më në fund u bë me Presidente të re, duke përmbushur kështu vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe obligimin kushtetues të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Uroj që tani pasi kemi zgjedhur të tri pozitat udhëheqëse të shtetit tonë, të shohim angazhim maksimal të tyre për t’i shërbyer shtetit e shoqërisë sonë, në rrugën tonë të Zhvillimit e integrimit.

E uroj znj. Vjosa Osmani, për zgjedhjen e saj në krye të shtetit duke i dëshiruar punë të mbarë e përfaqësim dinjitoz të shtetit.

Le të jetë presidente e të gjithëve, duke ruajtur kështu me shumë përgjegjësi rolin e saj unifikues sipas kushtetutës së vendit.

Zgjedhja e Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Presidentit të vendit, pa pasur nevojë për koalicione të partive politike, koncentrimi i pushtetit tek një parti politike, krijon mundësi absolute për të zbatuar programin qeverisës të partisë fituese dhe kështu nuk ka asnjë mundësi që dështimet eventuale t’i mveshen të tjerëve.

Njëkohësisht koncentrimi i pushtetit tek një parti politike uroj që të mos keqpërdorët në dëm të shoqërisë sonë.

Pra qeveria e re dhe Presidenca tani kanë të gjitha mundësitë, pa asnjë pengesë që të japin maksimumin për të arritur ndryshimin që kërkojnë qytetarët tonë.

Pandemia, varfëria e papunësia, mos zhvillimi ekonomik, korrupsioni e nepotizmi, mos liberalizimi i vizave e mos integrimi i shtetit në mekanizmat ndërkombëtar, janë sfida që na prekin të gjithëve, andaj le të bëhemi bashkë, t’ia japim shansin e besimin institucioneve tona që të vëjmë në drejtimin e duhur shtetin tonë.
Urime!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË