Ja kush fshihet pas avionit ukrainas me armë serbe që shpërtheu në Greqi, Tesiç financues i partisë së Vuçiç dhe i sanksionuar nga SHBA

Rrëzimi i një avioni të ngarkuar me armë serbe në Greqi ngre shumë pyetje lidhur me praktikat korruptive në industrinë e mbrojtjes të Serbisë dhe eksportet jo transparente të armëve në vend. Predha dhe mina serbe, të shitura nga një tregtar misterioz armësh, të destinuara për në Bangladesh, të transportuara nga një aeroplan ukrainas, që rrëzohet në Greqi. Tingëllon si një thriller politik mesatarisht emocionues. Por është një realitet i mprehtë. Në mbrëmjen e vonë të 16 korrikut 2022 në verilindje të Greqisë pranë qytetit Kavala u rrëzua një avion transportues ukrainas i tipit Antonov An-12. Të tetë anëtarët e ekuipazhit ukrainas humbën jetën. Avioni ishte nisur nga qyteti i Nishit në Serbinë jugore dhe kishte ngarkuar 11.5 ton predha mortajash dhe mina të prodhimit serb. Pas këtij biznesi thuhet se qëndron Slobodan Tesiç, një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan, ndaj të cilit prej kohësh janë vendosur sanksione nga SHBA. Destinacioni zyrtar i transportit të armëve: Bangladeshi. Menjëherë pas ngritjes mbi pjesën veriore të detit Egje piloti njoftoi probleme me motorin, por nuk arriti dot të bëjë ulje emergjente. Rrëzimi pranë Kavalës qe shkatërrues, edhe të nesërmen pati shpërthime të vazhdueshme të municioneve.

Serbia, prodhuesi më i madh i armëve në rajon

Aksidenti aktualisht nuk sjell vetëm trazira diplomatike midis Greqisë nga njëra anë dhe Serbisë dhe Ukrainës nga ana tjetër – sepse Athina me sa duket nuk dinte asgjë për këtë transport delikat dhe protestoi tek të dy vendet. Katastrofa tërheq vëmendjen edhe mbi një kompleks të errët: industrinë serbe të armatimit, e cila vazhdimisht përmendet për korrupsionin dhe eksportet e paligjshme. Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të armëve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, një traditë që daton që nga koha e Jugosllavisë. Industria thuajse ekskluzivisht shtetërore e armatimeve është një degë e rëndësishme e ekonomisë për vendin e Ballkanit Perëndimor. Serbia mund të ofrojë pothuajse gjithçka – nga armët e vogla dhe minat, artileria dhe tanket, sistemet raketore, dronët, avionët luftarakë dhe pajisjet elektronike si radarët. Ministria e Mbrojtjes në Beograd e vlerëson vëllimin e eksporteve serbe të armëve për vitin 2020 në rreth 600 milionë dollarë (rreth 530 milionë euro). Kjo do të thotë rreth tre për qind e totalit të eksporteve të Serbisë për vitin 2020. Megjithatë shifra të sigurta nuk ka.about:blank

Dërgimi i armëve në rajonet e luftërave dhe konflikteve

Blerësit më të rëndësishëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Qiproja, SHBA, Bullgaria dhe Arabia Saudite. Por industria serbe e armatimit ka klientë në të gjithë botën dhe nuk është aspak e rezervuar në zgjedhje”, thotë për DË politologu Vuk Vuksanoviç nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd(BCBP). “Shteti serb me të vërtetë dëshiron të nxjerrë çdo dinar të mundshëm nga kjo industri. Megjithatë vija e kuqe është se vendet eksportuese nuk duhet të jenë nën sanksionet e OKB-së ose nuk duhet të kenë konflikt të armatosur.” Por Vuksanoviçi thekson se Serbia “jo gjithmonë i zbaton këto rregulla”. Në fakt gjatë dy dekadave të fundit ky vend i Ballkanit Perëndimor ka eksportuar vazhdimisht armë në zonat e luftërave dhe konflikteve ose në vendet që ndodheshin nën embargo armësh. Në vjeshtën e vitit 2019 doli në dritë se armët serbe kishin përfunduar në duart e islamistëve militantë në Jemen përmes Arabisë Saudite. Në verën e vitit 2020 ushtria e Azerbajxhanit zbuloi armë serbe të shitura Armenisë në rajonin e kontestuar të Nagorni-Karabahut. Në shkurt të këtij viti një rrjet gazetarësh investigativë serbë zbuloi se armët serbe ishin dërguar në Mianmar pas puçit ushtarak të shkurtit 2021.

Slobodan Tosiç, një emër që shfaqet vazhdimisht

Një person, emri i të cilit shfaqet vazhdimisht në lidhje me bizneset e paligjshme të armëve serbe, është Slobodan Tesiç. 64-vjeçari është prej dekadash aktiv në tregtinë e armëve në Ballkan. Nga viti 2003 deri në vitin 2013 ai ishte në listën e sanksioneve të SHBA për transportim të paligjshëm të armëve në Liberi. Në dhjetor 2017 sanksionet kundër Tesiçit u rivendosën për shumë biznese të paligjshme armësh; ato ekzistojnë edhe sot dhe përfshijnë ndër të tjera ndalimin e udhëtimit dhe konfiskimin e pasurive të tij në SHBA. Aty ai cilësohet zyrtarisht si “tregtari më i madh i armëve dhe municioneve në Ballkan”. Tesiç është po ashtu në qendër të disa skandaleve të korrupsionit në industrinë serbe të mbrojtjes, duke përfshirë të ashtuquajturën aferën Krusik, që doli në dritë në vjeshtën e vitit 2019. Thuhet se fimat e tregtarit të armëve kanë blerë nga kompania shtetërore e armatimeve Krusik, që prodhon granata, mina dhe raketa, produkte nën vlerën e tregut dhe i kanë shitur ato jashtë vendit me çmime të larta – megjithëse në Serbi kompania shtetërore Jugoimport-SDPR është në fakt përgjegjëse për bizneset ndërkombëtare të armëve.

Tesiç, financues i partisë në pushtet?

Paratë nga këto biznese të kompanive shtetërore të armatimit me firmat private thuhet se i kalojnë herë pas here edhe Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të presidentit Aleksandër Vuçiç. Tesiç konsiderohet si një nga financuesit më të mëdhenj të SNS. Sipas mediave serbe ai ka edhe pasaportë diplomatike. Edhe babai i ministrit aktual serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i cili ka ndërruar jetë, thuhet se ka qenë për vite me radhë i përfshirë në biznese të ngjashme armësh. Si Vuçiç ashtu edhe Stefanoviç i mohojnë akuzat prej vitesh. Nuk është për t`u çuditur, që emri i Tesiçit  përmendet tani në lidhje me dërgimin aktual të armëve në Bangladesh dhe rrëzimin e avionit. Me sa duket ai qëndron pas kompanisë Valir, e cila është zyrtarisht përgjegjëse për këtë biznes. Vetë Tesiçi nuk e komenton këtë dhe as akuzat ndaj tij në përgjithësi.

A po merr fund politika e luhatjes mes dy krahëve?

Spekulohet gjithashtu se armët në avionin e rrëzuar ukrainas nuk kishin si destinacion Bangladeshin, por Ukrainën. Si ministri serb i Mbrojtjes Stefanoviç, ashtu edhe drejtuesi i kompanisë ukrainase Meridian, në pronësi të së cilës ishte aeroplani i rrëzuar, e mohojnë këtë. Por politologu Vuksanoviç beson se mbeten pyetje që nuk marrin përgjigje. “Opinionit i duhet sqaruar, se përse një aeroplan ukrainas transporton armë serbe, në një kohë kur në territorin e Ukrainës zien konflikti më i madh ndërkombëtar”, thotë Vuksanoviç. Politologu e sheh këtë aferë edhe si një shprehje të politikës luhatëse të Beogradit mes qendrave të ndryshme të huaja të pushtetit. “Nga njëra anë, kjo do të thoshte municion i fshehtë për Ukrainën për të kënaqur Perëndimin, nga ana tjetër në Serbi i bëhen lëshime Rusisë. E gjithë kjo është pjesë e qëndrimit të elitës së Beogradit, që luhatet mes qendrave të ndryshme huaja të fuqishme. Për Serbinë lind megjithatë pyetja, nëse në një moment kjo politikë nuk do të mbajë dot më, sepse njëra nga qendrat e pushtetit do të jetë tepër e zemëruar.”

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË