Ishte plagosur rëndë në luftë: kush ishte Agron Haradinaj, ushtari i UÇK-së që vdiq pas një sëmundje të rëndë?

Agron Haradinaj, njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i shpërthimit të raketës së hedhur nga avionët e ushtrisë serbe në fshatin Prilep të Deçanit, vdiq. Të pikëlluar për vdekjen e tij ishin shumë bashkëluftëtarë të Agronit, të cilët në ngushëllimet e tyre rrëfyen shumë të pathëna për kontributin e tij në luftën për liri.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Agroni ka qenë gjithmonë në shërbim të vendit. Ai tha se Agroni ka qenë një ndër luftëtarët më të aftë të Ushtrisë Çlirimtare.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit! Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare.” – shkroi Haradinaj mes tjerash në Facebook.

I shokuar me vdekjen e Agron Haradinajt ishte edhe Xhavit Haliti i cili, përmes një postimi në Facebook, tregoi se si Agroni që i ri ndoqi rrugëtimin tradicional të familjes për atdhedashuri.

Haliti tha se ai ishte një nga të burgosurit politik dhe një nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Më la pa fjalë lajmi për vdekjen e Agron Haradinajt. Agroni qysh si i ri e ndoqi traditën famlijare në rrugën e atdhedashurisë. Ishte një nga të burgosurit politik më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një nga ushtarët e parë të UÇK-së. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve të Agronit! Agron, u prehsh në paqe!” – tha Haliti.

E dëshpëruar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së është shprehur edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka ndarë momentin e takimit me vëllain e tij, Nasim Haradinaj, i cili ndodhet në Hagë së bashku me ish-liderët tjerë. të UÇK-së.

“Herën e fundit u takuam në Rosenheim me ty Agron. Të kishte rënduar sëmundja shumë por nuk e kishe humbur shpresën se do ta takosh edhe njëherë heroin tënd e të shqiptarëve Nasimin. U përlote kur në sallë mbi 400 veta u ngritën në këmbë sapo u përmend emri yt. Ata lot nuk ishin lot ligshtimi ishin lot krenarie. Sot dhimbjet tua pushuan, por jehona e veprës tënde për atdhe jehon me shumë se kurrë. Ndaj dhimbjen me Familjen Haradinaj dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Shpirti yt pushoftë në paqen e përjetësisë Agron!” – shkroi Musliu në Facebook.

Daut Haradinaj, bashkëluftëtari i të ndjerit Agron Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

Ai ka thënë se ndonëse jeta për të ishte e padrejtë, Agroni qëndroi i palëkundur.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Agron Haradinaj! Jeta për ty nuk ishte aspak e drejt, por ti qëndrove i palëkundur. Shumë breza do rriten me lavdinë tuaj ashtu siç u rrita unë dhe mijëra bashkëluftëtarë, që ty të kishim inspirim të guximit dhe përkushtimit për liri. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” – shkroi Haradinaj./Nacionale

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË