17:25 / 30.03.2021
ISH-PRESIDENTI SEJDIU E FITON BETEJËN ME COVID-19
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga COVID-19.
Sejdiu ka treguar se ata ishin të shtrirë në Klinikën Infektive për një javë, pasi ishin infektuar me koronavirusin e ri.
“Javën që shkoi, nga e mërkura deri sot, meqë ishim të infektuar me COVID-19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam ë shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive në QKUK. Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof.Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë. Të dashur miq, një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra tjera të komunikimit. Zoti ju bekoftë!” – ka shkruar Sejdiu në Facebook.