IPESHKVI GJERGJI PËRÇON MESAZHIN E PAQES DHE DASHURISË PËR FESTËN E PASHKËVE

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.

Ceremonia e vigjiljes së Pashkëve në Prishtinë filloi me lutjen për paqe dhe dashuri.

Në urimin e tij, imzot Gjergji rikujtoi se Pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë e ringjalljes së Krishtit, shpresës, jetës dhe ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen – ditë e përjetësisë.

Ndërsa, fokusi i mesazhit të tij ishte situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë COVID-19, dhe kujtoi plot një vit me këtë sëmundje vdekjeprurëse. Ai tha se vaksina e mundësuar nga mjekësia për COVID-19 është një shpresë për t’u përballur me pandeminë.

Gjergji: Vaksina për mbrojtje nga COVID-19 është një mundësi për të shtyrë vdekjen

Video

“Nëse e kujtojmë këtë vit që e kemi kaluar që nga Pashkët e kaluara e deri sot, atëherë jemi dëshmitarë që njerëzimi më shumë ka mendua për vdekjen se sa për jetën. Sepse të rrallë janë ata të cilat nuk e kanë përjetuar trishtimin e vdekjes dhe humben të afërmit e vet. Ne e dimë që në këtë kohë ose këto ditë disi e kanë zbutuar paska atë hutinë njerëzore, mundësitë që mjekësia i ka dhënë për t’u vaksinuar, për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19. Por, ia që në nuk do ta harrojmë kurrë që mundësia, të cilën e jep shëndetësia ose mjekësia është vetëm për ta shtyrë vdekjen më tej e jo për të shpëtuar prej saj”, tha ipeshkvi Gjergji.

Ipeshkvi Gjergji theksoi se sonte është një natë e shenjtë që mundëson të gjithë që t’i luten Zotit për paqe dashuri.

Gjergji: Lusim Zotin të na shpëton prej robërisë së mëkatit

Video

“Vëllezër e motra, fort të dashur për të kremtuar këtë natë kaq të shenjtë lusim Zotin jo vetëm të na shpëtojë prej robërisë së botës, por të na shpëtojë prej robërisë së djallit, prej robërisë së mëkatit tonë duke na bashkëngjitur nëpërmjet pagëzimit në jetën me Krishtin. Ai gjithë neve në shndritë, na ngrohë, na jep një shpresë që nuk mund të gjendet dhe nuk mund të jetë shtëpresë më e gjallë se sa të shpresojmë në Zotin”, tha ai.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera, të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezuit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij. /I.Shabani/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË