Investigimi/ Arsyeja pse u vendos Alqi Bllako, njeriu i inceneratorëve në listën e sigurtë të PS në Tiranë

Pak ditë më parë, duke bërë prezantimin e kandidatëve të qarkut Tiranë, Erion Veliaj bëri disa batuta pa kripë, me një personazh të panjohur si fytyrë në publik, duke i kërkuar ti jepte shembullin se si arrinte ti’a dlilte për të rritur tre fëmijët e tij.

Vetëm pasi u prezantua me emër dhe mbiemër, u mor vesh kush ishte njeriu që mban numrin 17 në listën e socialistëve, përpara Pandeli Majkos, Fatmir Xhafës dhe Mimi Kodhelit. Ai quhet Alqi Bllako, drejtor i Agjensisë Kombëtare të Ujëra-Kanalizime-Mbetjeve. Natyrisht ai gjendej përkrah kandidatëve të tjerë socialistë jo për të treguar si kujdeset për tre kalamajtë, apo për ndihmën që i jep vjehrra në punët e shtëpisë. Ai nuk ishte aty as për shkak të aftësisë të rallë që ka për të ndryshuar kamp politik, nga PD-ja, tek LSI-a e tani së fundi tek rilindja. Djalli fshihet në të tjera detaje dhe Lapsi.al i ka gjurmuar ato.

Alqi Bllako (@ABllako) | טוויטר

Dokumentat e bëra publike së fundi nga një kallzim penal që LSI ka dorëzuar në SPAK tregojnë se ai është kokë e këmbë njeriu që punon për llogari të koncesionit të tre inceneratorëve të Durrësit, Elbasanit dhe sidomos Tiranës në zyrat e shtetit shqiptar.

Deri më tani për këtë ka pasur vetëm dyshime.

Kur pas një përballjeje katastrofale në Opinion me gazetarët, Edi Rama u mundua të rikuperonte në imazhin publik, kryeministri caktoi agjensinë e Bllakos që të bënte sqarimet e nevojshme që i rimorën më pas të gjitha mediat pranë tij. Emri i Bllakos, që më parë punonte si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së mjedisit të drejtuar nga ish LSI-sti Lefter Koka, ishte përfolur edhe se në e ditët e tij të fundit përpara se të dorëzonte postin, pati nënshkruar kërkesat për shtime fondesh për landfillet e plehrave dhe urdhër pagesat që i shkonin inceneratorëve.

Por dokumentat e dala në dritë që Lapsi.al i ka lexuar, i japin një rol kyç, Alqi Bllakos në privilegjimin që i ka bërë inceneratorit të Tiranës. Kështu nëse në aktet e qeverisë theksohej se për inceneratorin i duhet marrë mendimi qarkut Tiranë, pra edhe bashkive Kavajë, Vorë e Kamëz, Bllako ka krijuar një qark të shkrurtër duke i kërkuar mendim vetëm Erion Veliajt.

Pra ai dyshohet se me anë të shkresave që ka firmosur si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së mjedisit, është vënë në shërbim të interesave të shoqërisë “Integrated Energy BV” duke shmangur edhe Këshillin Bashkiak edhe Qarkun e Tiranës.

Natyrisht këto rëshkitje duket qartas që nuk janë bërë nga padija. Sepse familjarët e Alqi Bllakos janë të lidhur fort me ata që fshihen pas inceneratorëve. Njëri nga vëllezërit e tij, Taned Bllako ka interesa biznesi në kompani të njëjta me ato të Klodaian (Mirel) Mërtirit

Por më flagrantja është pagesa në konflikt të hapur interesi ndaj të atit të tij, Edmond Bllako. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nxorri në emisionin opinion një listë pagesash ku Edmond Bllako paguhej me 10 milionë lekë çdo muaj. “Ky person nuk mund të marrë një rrogë të tillë, sepse ka konflikt interesi, neni 35. Është shkelje e hapur” tha Kryemadhi. Dhe kur ajo u pyet nga Blendi Fevziu se ku e shihte këtu shkeljen, e sqaroi: “Po pse nuk e paguan babanë tënd ky me 10 milion lekë në muaj. Pensionist është edhe babai yt. Se ky ka edhe një fabrikë birre.

Pra, babai i iniciatorit që hartoi letrën, që nuk ia coi atë Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe as Bashkisë së Kavajës, Bashkisë së Kamzës, apo Bashkisë së Vorës, por vetëm Erion Veliajt, çuditërisht merr një rrogë mujore sa ç ‘merr një pensionist në 10 vjet. Dhe haptas ka konflikt interesi. Kjo është shumë e rëndë” tha ajo.

Pra, është mëse e qartë që Alqi Bllako nuk u fut në listën e sigurtë të deputetëve socialistë as se dikur ka qenë me PD-në (foto poshte), as se u bë anëtar kryesie i LSI-së, As se perdisa kohe pati grua mbesën e Lefter Kokës dhe as se punoi për disa muaj me Metën në presidencë.

Alqi Bllako i inceneratorëve dhe listat e PD-së – Nova Media Albania.

Ai në rastin më të mirë, ose u shpëlblye si njeiu që në zyrat e shtetit punoi për inceneratorët, ose më keq akoma, u mbrojt me imunitet për një aferë që një ditë do të hetohet seriozisht patjetër.

Dhe kjo shpjegon edhe faktin se përse ai u rendit i 17 duke qëndruar në hierarkinë e vlerave socialiste më lart se tre ish ministra të rëndësishëm të Ramës. Asgjë nuk është e rastësishme. Madje as Erion Veliaj nuk e pyet kot për përkujdesjen që tregon në rritjen e kalamajve kandidatin që duket se ka menduar jo pak për atë që do tu lërë fëmijëve të tij.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË