Intervistë ekskluzive me Z.Sadik Gashi, Ekspert i Hotelerisë dhe Turizmit, “Punën e hotelerisë e bëjë me pasion, kam punuar në disa vende të ndryshme, por për këtë këtu ku jemi, kam ndjenjë të veçant…

Hoteleria, Turizmi dhe Gastronomia, është njëri prej sektorëve më të rëndësishëm ekonomik në Kosovë

  • Intervistë ekskluzive dhënë Agjencisë së Lajmeve ABC News Kosova, Z. Sadik Gashi, Kryetar i hotelierëve të Kosovës, për regjionin e Prishtinës.
  • Sadik Gashi, është njëri prej ekspertëve dhe menaxherëve të dëshmuar nga gjenerata e re për zhvillimin e Hotelerisë dhe Turizmit. Gjatë kësaj interviste me Z.Gashi, do të kuptoni se sa është e rëndësishme Hoteleria dhe Turizimi për Kosovën, si sektor ekonomik? Cilat janë përparësitë dhe cilat janë të metat e zhvillimit të Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë?, këto dhe shumë tema të tjera me rëndësi do t’i mësoni nga eksperti i Hotelerisë Z.Sadik Gashi, në intervistën dhënë Agjencisë së Lajmeve ABC News Kosova.
Një ditë punë, duke përgaditur raporte.
  • Z.Sadik Gashi, momentalisht është edhe duke drejtuar dhe menaxhuar me sukses shumë të madh, njëren prej qendrave Hotelerike Rekrative Turistike në vend, HOLIDAY RESORT, ku në vete qendra përmban: Hotele, Apartmane, Restaurante, Disko verore, Pishina si dhe parkun e lodrave për fëmijë.
Qendra Rekroative Turistike HOLIDAY RESORT
  • Po ashtu Z.Gashi, është në kategorinë konsulentëve më të mirë që ka Kosova, lidhur me Hoteleri dhe Turizëm.
  • Ditën që kishim caktuar për intervistim, arritëm në vendin e punës në Holiday Resort, edhe pse ishte piku i punës ku gjithëandej kishte njerëz, Z.Gashi me një buzëqeshje dhe mikëpritje të jashtëzakonshme na dëshiroi mirëseardhje dhe me një elegancë, filloi të na prezentoi Qendren Hotelerike Turistike HOLIDAY RESORT.

“QHT Holiday Resort, ka Hotelin me një numer dhomash dhe suitash të rregulluara jashtëzakonisht mirë, ku kryesisht mysafirët janë nga diaspora si dhe delegacione të ndryshme. Restauranti me një ambient të mbrendshëm tradicional dhe me një restaurant veror, një ambient që më shumë i ngjan një kopshti botanik, sepse në te mund të gjeshë të gjitha llojet e gjelbrimit dhe bimëve, po ashtu është edhe këndi i lodrave që vazhdimisht argëtohen fëmijët”.

Ndërkohë na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër për arsye se Z.Gashi, duhet t’iu prgjigjej edhe kerkesave të stafit që në numër, më vonë kuptuam që janë 47 persona.

  • Pas kërkimfaljes që na bëri Z.Gashi, për shkak të nderprerjes së intervistës fillon rrëfimin aty ku mbeti te prezentimi i Qendrës Hotelerike Turistike HOLIDAY RESORT. “Qendra ka sallën e madhe, që shërben për organizimin e eventeve të ndryshme si; Dasma, Festa dhe evente të ndryshme. Po ashtu kemi edhe salla të tjera që organizohen trajnime të ndryshme, nga institucione vendore dhe ndërkombëtare”. Prap na duhet ta ndërpresim intervistën, kësaj radhe kishin ardhur njerëz të ndryshëm për të bërë rezervime lidhur me organizimin e dasmave, dhe rezervimin e dhomave në hotel, ku tashmë të gjithë e dijmë që kjo kohë është sezonë e dasmave.
  • Prap na kerkon falje për ndërprerjen e intervistimit, duke na treguar se natyra e punës është kjo që në vazhdimësi ka kerkesa të ndryshme dhe gjithmonë i gatshëm për t’iu dalur në ballë të gjitha punëve dhe njëkohësisht falenderon stafin, ku thotë se kemi një staf të mrekullueshëm dhe të vyeshëm që nuk mund të imagjinohej një sukses i tillë pa punën e tyre. Po ashtu Z.Gashi në mënyrë të veçant falenderon pronarin e Resorit, Z.Jeton Buquku, ku tregon se kemi mbështetje të pa rezervë për menaxhimin e Qendrës.
  • Në vazhdim të intervistës Z.Gashi thotë: “ Resorti Holiday ka edhe tri pishina. Pishina  janë të ndertuara me standarde nderkombëtare që lirisht mund të themi se krahasohen me pishinat e atyre vendeve ku turizmi është në kulmin e zhvillimit.” Në pytjen tonë se pse janë tri pishina?, ai tregon: “ Njëra pishinë është për të rritur, tjetra është për fëmijë, kurse njëra është edhe më e veqant dhe quhet VIP, sepse kjo pishinë ka hyrje të veqant, është e ndarë nga keto dy të tjerat, ka hapsirë për organizimin e eventeve dhe muzikave të ndryshme në ambient të hapur. Të gjitha hapsirat janë të mirëmbajtura shumë mirë dhe ajo që është kryesorja Qendra ka hapsira të mjaftueshme për parking”.
  • Duke pasur parasysh qëllimin për të cilin edhe kishim menduar ta bëjmë këtë intervistë, Z.Gashit i themi që ndonjë herë tjetër ekipa e Agjencisë së Lajmeve ABC News Kosova, do ta vizitoj Resortin Holiday, dhe do të bëjë një reportazh enkas për të, prap ndërhyn Z.Gashi dhe thotë: “ Punën e holelerisë e bëjë me pasion të veçant, kam punuar në disa vende të ndryshme, por për këte këtu ku jemi, kam ndjenjë të veçant. Këtë qarkullim të njerëzve që po shihni sot, nuk ka qenë para katër vitesh kur kam ardhur për ta menaxhuar, është dashtë punë e madhe me përkushtim të pa shoq me gjithë stafin dhe pronarin, për ta arritur këtë sukses që është sot”.
Duke vëzhguar punën me përkushtim

Hoteleria, Turizmi dhe Gastronomia, është njëri prej sektorëve më të rëndësishëm ekonomik në Kosovë

  • Z.Gashi, ju si profesionist i hotelerisë dhe turizmit, a mund të na tregoni se si është gjendja e këtij sektori në Kosovë?
  • Sektori i hotelerisë dhe gastronomia, lirisht mund të them se është prej sektorëve më të rëndësishëm ekonomik për Kosovën. Kur them kështu e kam parasyshë numrin e madh të të punësuarve direkt në këtë sektor, por edhe në mënyrë indirekte janë të lidhur edhe shumë sektor të tjerë, që kanë të bëjnë me furnizimet. Po ashtu gastronomia kontribuon në mbushjen e buxhetit të Kosovës, duke paguar në vazhdimësi tatimet.
  • Cilat janë përparësit dhe cilat janë të metat e të bërit biznes në këtë sektor?
  • Kosovarët janë idhtarë të kafeve dhe restoranteve, ku edhe bëjnë një zhpenzim të mirë në këtë drejtim, po ashtu fuqia punëtore është e lirë, krahasuar me vendet e tjera, kemi një rini të mrekullueshme, keto unë i shoh si përparësi, kurse të metat janë shumë të mëdhaja, duke filluar nga sistemi fiskal, mungon përkrahja e shtetit, qeratë janë shumë të shtrenjta që rrisin koston e të bërit biznes në këtë sektor, ka edhe shumë anomali të tjera, por kësaj radhe nuk do t’i theksoja.
  • E përmendet përkrahjen e shtetit, sa jeni të kënaqur me përkrahjen e tyre në kohen e pandemisë?
  • Sektori i gastronomisë ka qenë sektori më i dëmtuar për gjatë kohës së pandemisë, por ajo që është më e keqja, është sektori që më së paku shteti ka ndihmuar, pse ka ndodh kjo paria e shtetit duhet ta dinë më së miri.
  • Si e shihini në të ardhmen zhvillimin e Hotelerisë dhe Turizmit në kosovë?
  • Kosova, edhe pse nuk ka deti, ka mundësi të mira të zhvillimit të turizmit, sepse kemi vende shumë të mira malore ku mund të zhvillohet turizmi veror dhe turizmi dimëror. Por, për ta zhvilluar këtë sektor duhet të shihet dora e shtetit në forma të ndryshme duke ofruar subvencione, duke ofruar ndihma të ndryshme, duke ofruar kredi afatgjate me kushte te mira, kjo do të ndikonte edhe më shumë në punësimin e rinsë si dhe ndaljen e emigrimit, ku siq dihet emigrimi ka marr hovë të madh.
  • Përveq që jeni momentalisht Drejtor Menaxhues në Resortin Holiday, cilat, apo më mirë me thënë Sadik Gashi si profesionist a ka menduar që dijen të cilen e posedon, ta transmetoj te të tjerët.
  • (Qeshet), Ju falemnderit për vlerësimin. Po kam menduar shumë herë dhe ate po shpresoj në një të ardhme të afërt me një grup shokësh do të fillojm mbajtjen e trajnimeve të ndryshme lidhur me sektorin e Holelerisë dhe Turizmit.
Gjatë gjithë kohës duke iu përgjigjur kerkesave të klientëve
  • Nëse nuk keni diçka me shtuar, kësaj radhe do ta përfundonim me kaq, me dëshirën që do të vijm prap, për të shkruar për sukseset e Juaja.
  • Unë dua t’iu falenderoj që keni gjetur kohë për të na vizituar, po ashtu jeni një medium pak më ndryshe se të tjerët, sepse jeni përkrahës të punëve dhe lajmeve pozitive. Falënderoj të gjithë klientët dhe mysafirtët që na vizitojn për çdo ditë, e posaqërisht mërgatën ku këto ditë janë kudo në Kosovë. Falenderoj stafin dhe bashkpuntorët që pa ta nuk do të bëja asgjë, e në fund si ne vend të tortes (qeshet), falenderoj pronarin që na ka mundësuar fillimisht me qenë pjesë e kësaj Qendre të mrekullueshme dhe përkrahjen që na jep për çdo ditë.

Intervistën e përfunduam, por mbetem me marak që nuk ishim të përgaditur për tu futur në pishinë, për tu freskuar në këtë vapë të madhe, që nuk dallohej fare nga pishinat e bregdetit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË