Interesim i madh për peticionin për Trustin, arrihen mbi 7 mijë nënshkrime

Më shumë se 7 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.

Që nga e hëna, grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit”, janë angazhuar në qytete të ndryshme, për të mundësuar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për të iniciuar sërish Projektligjin për Trustin

Njëri nga organizatorët, Afrim Berisha, tha për Ekonomia Online, tha se mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.

Ai tha se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar është i madh, dhe se për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve janë në disa komuna të Kosovës, teksa shtoi se janë të bindur se ky numër do të tejkalohet.

“Nënshkrimi i peticionit për trustin është shumë në rregull duke shkuar, janë njerëzit shumë të interesuar. Jemi duke punuar qe tri ditë prej orës 11:00 deri në pra 22:00 në mbrëmje. Janë nëpër pika të Kosovës, Lipjan, Prizren, Fushë-Kosovë, dhe sipas informatave afro 7000-8000 janë që kanë nënshkruar. Po presim deri të premten, dhe të shikojmë interesimin e qytetarëve”, tha ai.“Nuk hezitojnë vijnë, kanë shumë shpresë që do t’i marrin dhe kemi shpresa që më shumë se 10.000 nënshkrime do të bëhen deri të premten”, tha ai.Qytetari Nazmi Koprani është pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit, teksa kritikoi kryeministrin Kurti që nuk po e lejon një tërheqje të tillë.“Duhet me na leju paqare. Unë punoj në Kompaninë “Pastrimi”, 300 euro e kam rrogën, çka me bë me të. Një shtëpi të ulët e kam, 8 anëtar jemi, tjerët i kam pa punë. Duhet me u tërheq paqare, duhet. Veç vdekja na ardh, ajo duhet me u leju por veç Albin Kurti nuk po e lejon”, tha ai.

Pas nënshkrimit të peticionit, Ali Kadriu, tha se me një rrogë prej 280 euro, nuk po mund t’ia dalë, andaj kërkon tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Po ka nevojë, unë për veten time kam nevojë. Me 280 euro nuk mundem të ja dal sot. E kam llogarit për çdo ditë ka një byrek me jogurt nuk më del për familjen time. Gjithsesi, po shihet çfarë çmimesh çfarë senesh e rrogat askund”, tha ai. Por në mesin e tyre pati edhe të atillë që janë kundër një tërheqje të tillë, ndonëse e nënshkruajti këtë peticion.“Tërheqja e Trustit për mendim tim nuk është mirë. Duhet me mendu edhe për të ardhmen këta kush ka pensione në perëndim e paguajnë për pleqëri”.

“Me ju ndihmu atyre që po vuajnë sot po unë po them edhe ashtu që nuk është mire me i tërheq se ndoshta më vonë iu vyen më shumë se tash”, tha Emrullah Ahmeti, kur u pyet se përse nënshkruajti pasi është kundër Trustit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË