Ia futi duart poshtë mbathjeve, flet masazhatori shqiptar: Më rrëshqiti dora nga vaji, unë jam burr i ndershëm

Një masazhator shqiptar, 53-vjeç u arrestua pasditen e 27 Nëntor, pas denoncimit të një 23-vjeçare greke, e cila e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht dhe ai akuzohet për tentativë përdhunimi.

Mesditën e 26 Nëntorit grekja kishte shkuar për të bërë masazh në Nea Smyrni, por u has me veprimet e çuditshme të shqiptarit. 

Në dëshminë e saj 23-vjeçarja tregoi se ndërsa ai filloi të masazhonte kofshët e saj, ai tentoi t’i hiqte të brendshmet, edhe pse ajo kundërshtonte. Madje shqiptari i tha asaj “të mos shqetësohej, pasi të tjerët masazhoheshin lakuriq. Më pas ai i tha të shtrihej në shpinë dhe filloi t’i masazhonte barkun. Dhe aty, ai uli duart dhe në një moment ka futur dorën brenda të brendshmeve të vajzës, duke i prekur organet gjenitale.

Tashmë, 53-vjeçari ndodhet i lirë dhe është zbardhur dëshmia që ka dhënë për autoritetet, ku është përpjekur të justifikohet. Duke nisur nga dëshmia e tij, ai ka folur për jetën e tij, familjen dhe aktivitetin e tij si operator kamerash në një emision të njohur televiziv. Pasi ka mohuar denoncimin e vajzës, duke e quajtur të rreme, të pavërtetë dhe kontradiktore.

Ai tha se ndoshta i ka rrëshqitur dora nga vaji dhe ai nuk e ka kuptuar, teksa ka thënë se është babai i 3 fëmijëve dhe pret që të operahet sërish në zemër.

“Unë jam një profesionist i ndershëm dhe modest, një asistent fizioterapist me njohje dhe vlerësim nga kolegët dhe klientët, pasi nuk ka pasur asnjëherë një ankesë ndaj meje. Dua t’i kërkoj falje vajzës dhe të gjithëve. Ajo la një takim në dyqanin tim, një biznes familjar për të masazhuar këmbët dhe të pasmet e saj për celulitin. Kishte lënë një takim tjetër por nuk kishte ardhur. Hera e parë ishte ajo ditë që erdhi. E thirra dhe e pyeta nëse donte të vinte pasi nuk kishte ardhur në takimin e mëparshëm. Më parë kam punuar si kameraman në kanale televizive. Katër vitet e fundit punova për z. (s.s.: përmend emrin e gazetarit të njohur). Ndryshova profesionin sepse më pëlqente dhe doja të ndihmoja njerëzit. Nuk e kuptova se si u keqkuptua, dhe nëse u keqkuptua, i kërkoj shumë falje. Si mund ta bëja një gjë të tillë, ne bëjmë punën për të rritur fëmijët tanë. Dora mund të ketë rrëshqitur, përgjithësisht kjo ndodh me vajra dhe lëvizje masazhi, të cilat duhet të jenë të fuqishme. Ndoshta e kam tepruar pak por nuk e kam kuptuar. Të brendshmet e disponueshme kanë dy shirita, një në secilën anë shumë të hollë, ndaj masazhin e filloj nga barku, i kalova duart poshtë shiritit për të vazhduar deri te kofshët.

Nuk mbaj mend që ka ndodhur diçka tjetër, lëvizjet e mia ishin intensive dhe bëja masazh. Nuk e kuptova pse do të keqkuptohej. Ne folëm për 5 minuta para se të largohej. Gjithçka e kam bërë në mënyrë korrekte dhe profesionale, nëse gjatë masazhit më ka rrëshqitur dora dhe nuk e kam kuptuar, kërkoj sërish falje. Nuk do ta bëja këtë në biznesin tim, nuk jam në atë pozicion me problemin e zemrës që kam dhe nuk do ta bëja kurrë, jam baba i tre fëmijëve. Mund të bëj sërish një operacion në zemër.”

Avokati i vajzës, z. Evangelos Trumpetaris, duke folur për protothema.gr, theksoi se ngjarja e ngacmimit seksual ka ndodhur vërtet dhe se viktima ka gjetur forcën mendore për ta denoncuar tek autoritetet.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË