Hungaria qendra e spiunazhit rus në BE?

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Putin. Sanksionet e BE–së ai i ka bllokuar herë pas here. Por edhe agjentët rusë në Hungari duket se gjejnë terren të lirë për të vepruar.

Në fund të nëntorit 2022 forcat speciale ukrainase arrestuan një agjent rus në kufirin me Hungarinë. Ky person kishte informacione sekrete që do të dërgoheshin në Hungari të memorizuara në një “USB” e të fshehur në anus.

Aty gjendeshin informacione të vjedhura personale për drejtuesit dhe personelin e shërbimit informativ ukrainas, SBU dhe shërbimin ushtarak, GRU si edhe informacione sekrete për baza ushtarake, armë dhe logjistikën e ushtrisë ukrainase. Siç u mor vesh më vonë ky spiun do t’i dorëzonte këto informacione tek ambasada ruse në Budapest.

Gazetari Szabolcs Panyi e raportoi për portalin Balkan Insight arrestimin. Ai hulumton prej kohësh për aktivitetet ruse të spiunazhit në Hungari, dhe shprehet se ka frikë, që Budapesti mund të kthehet në një qendër spiunazhi të Rusisë në BE. Aktualisht punojnë 50 diplomatë të akredituar në kryeqytetin hungarez, kurse në Pragë Bratislavë e Varshavë së bashku jo më shumë se 20 vetë.

“Dihet që shumë agjentë punojnë të maskuar si diplomatë, pasi gëzojnë imunitet dhe nuk lejohet të përndiqen nga autoritetet e vendit mikpritës”, thotë gazetari.

Imunitet për një bankë

Krahas punonjësve të ambasadës ruse imunitet gëzojnë edhe punonjësit e një banke investimesh të themeluar në kohët sovjetike, IIB në Hungari. Qendra e bankës u zhvendos para tre vitesh nga Moska në Budapest dhe aty nuk ka frikë as nga hetimet, as gjykimi e as nga mbikqyrja financiare e autoriteteve hungareze.

Që në njoftimin për shpërnguljen e bankës, opozita hungareze shprehu dyshim se në Budapest po bëhet zgjerimi i rrjetit të KGB-së. Edhe pa arsye kjo nuk është, po të kujtosh, se kreu i IIB është Nikolai Kosov, një njeri që vjen nga një familje spiunësh. Babai i tij ka qenë dikur rezident i KGB-së në Budapest, nëna e tij është vlerësuar nga agjencia ruse TASS “një nga spiunet më të veçanta të shekullit të 20-të”.

Spiunet rusët veprojnë pa telashe

Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, shtetet e NATO-s, anëtare tek banka IIB, Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia deklaruan tërheqjen nga banka. Hungaria qëndroi. Përveç kësaj që nga fillimi i agresionit rus, të gjitha shtetet e BE janë të gatshme të dëbojnë spiunët rusë të maskuar si diplomatë. Hungaria jo.

Gazetari investigativ, Szabolcs Panyi di të numërojë disa raste, kur shërbimi informativ rus ka qenë aktiv në Hungari dhe kjo është pranuar pa protestë nga autoritetet hungareze. Një shembull për këtë është ish-eurodeputeti i partisë konservatore, Jobbik, Bela Kovacs, me pseudonimin “KGBela”.

Në prill të vitit 2014 ai u akuzua nga shërbimi i mbrojtjes kushtetuese në Hungari, por padia u ngrit vetëm në prill 2017. Dhe zgjati 8 vjet derisa u mor një vendim fuqiplotë. Në këtë kohë Kovacs mundi të largohej në Moskë, thotë Panyi në bisedë me DW.

Hakerat futen në Ministrinë e Jashtme hugareze

Nga hulumtimet e Panyi dhe të kolegëve del se hakerat rusë të paktën që nga viti 2012 kanë depërtuar herë pas here në rrjetet e IT-së dhe komunikimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme hungareze, edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Qeveria hungareze nuk i ka konfirmuar incidente të tilla, por aleatët e Hungarisë e kanë ditur mirë, se sistemet e IT-së së ministrisë kanë qenë me virus. Për këtë shkak ata i ndajnë me kujdes informacionet me Hungarinë.

Rreziqe sjell edhe natyralizmi i hungarezëve etnikë nga Ukraina dhe “rregullorja e vizës së artë”. Ajo parashikonte që me blerjen e bondeve për qëndrim në Hungari në vlerë 300.000 euro plus 60.000 euro kosto të procesit administrativ mund të merrje një vizë 5-vjeçare Shengen. Ky program filloi në vitin 2013 dhe me presion të BE-së u mbyll katër vite më vonë.

Bashkë me grupin investigativ Molfar, që bën investigime në fushën ushtarake për Europën Lindore, Panyi dhe kolegët zbuluan rastin e Andrej Naryshkinit. djali i Sergej Naryshkini, kreut të shërbimit informativ të jashtëm të Rusisë, SWR, erdhi me një vizë të tillë “të artë” në Budapest bashkë me familjen, ku mund të jetonte i pashqetësuar.

Apartamenti i Naryshkinit ishte regjistruar si pronë kompanie e një biznesmeni, që prej dhejtë vitesh është i lidhur ngushtë me Antal Rogan, drejtues i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Rogan ka qenë përgjegjës për sektorin e vizës së “artë” nga viti 2017 dhe më pas në vitin 2015 drejtues i kabinetit të Orbanit.

Sipas të dhënave të Transparency International kompanitë që anë të afërta me partinë Fidesz të Orbanit kanë fituar nga kjo tregti me vizat 411 milionë euro. Edhe marrja e nënshtetësisë nga hungarezët etnikë paraqiste rreziqe, kur ndodhte që kontrollet të mos bëheshin si duhet dhe nënshtetësinë e merrnin edhe persona që nuk flisnin hungarisht.

Varësi nga Rusia

Panyi dhe kolegët e tij kanë hulumtuar edhe sfondin emarrëdhënieve të ngushta të qeverisë së Orbanit me Putinin dhe kanë arritur në përfundimin se Moska e ka bërë të shantazhueshme qeverinë e Orbanit përmes varësisë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe sipërmarrjeve të përbashkëta në sektorin e energjisë si edhe me zgjerimin e centralit atomik energjitik në Paks që po ngrihet me ndihmën e teknologjisë ruse dhe financimit rus.

“Bashkëpunimet në sektorin e ekonomisë energjitike, por edhe aktivitetet e shërbimit informativ rus në Hungari kanë rrënjë historike”, thotë Panyi. Për shkak se energjia me çmim të ulët ka relevencë sistemore në modelin ekonomik të Hungarisë por edhe atë europian, nuk ka pasur ndonjëherë vënie në pikëpyetje të saj. Përkundrazi, kjo është parë si avantazh për Hungarinë si vend biznesi dhe ka bërë që të gjithë partitë qeverisëse në Hungari të kërkojnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Kësaj i shtohet që pjesë të elitës politike dhe ekonomike kanë studiuar shpesh në Rusi dhe janë martuar me ruse ose rusë. Edhe këto e kanë forcuar ndikimin rus në Hungari./DW

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË