Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Blinken thotë se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.
“Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” shton Sekretari amerikan i Shtetit, “do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”
“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”, shkruan Blinken.
We share in the sorrow of the Albanian people on the passing of former President Bujar Nishani. His contributions to U.S.-Albanian relations and our enduring partnership will leave a lasting legacy. https://t.co/VLF4AKQeBp
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 30, 2022