HUMANIZMI NË VEPËR, rrëfehet kosovari që gjeti kuletën e Meryl Streep me 2000 dollarë

Pak ditë më parë, gazetari i CNN, Bill Weir zbuloi përmes një postimi në Twitter se një shqiptar nga Kosova kishte gjetur kuletën e aktores Meryl Streep me 2000 dollarë brenda dhe ia kishte kthyer. Madje, ai kishte refuzuar edhe shpërblimin.

Shqiptari quhet Zymer Berisha dhe ka rrëfyer gjithë historinë. Ai tha se Meryl Steep është aktorja e tij e preferuar, megjithatë nuk e ka takuar, pasi për të marrë portofolin kishte shkuar vajza e saj.

“Ishte një mbrëmje e bukur për fatin tim që të kisha në dorë portofolin e Meryl Streep. Unë e pashë në rrugë. M’u duk si paketë e madhe dhe po më dukej sikur po pengonte makinat. Shkova e mora dhe kur pashë që ishte çantë, e hapa ta dija se e kujt ishte. Pashë fotografinë, dokumentet dhe kartat e saj, m’u duk pak si ndryshe në fotografi, por kur e lexova ishte Meryl Steep.

U befasova, por nuk hezitova të kontaktoj disa nga numrat e telefonit që ishin aty brenda. U lidha me vajzën e saj, e cila erdhi ta merrte. Vajza e saj jeton aty diku afër”, shpjegoi ai për emisionin “Rudina” në TVKlan.

“I pashë fotografinë dhe letrat dhe pashë shumën e madhe të parave. Sidoqoftë e kam mësuar prej prindërve të mi se çfarëdo, sado vlerë të madhe të ketë, kur s’është e jotja, s’është e jotja. E bija u largua dhe më pas tha “Oh Zot”, sepse kur po largohej i pa dokumentat dhe dollarët.

Tha se s’mungonte asnjë cent. I thashë që s’mungon se ka rënë në duar të sigurta. Tentoi të më japë diçka, por unë s’pranova, sepse nuk e bëra që të marr shpërblim, por sepse nuk ishte imja”, -ka treguar Berisha.

Në fund, Zymer Berisha rrëfeu se vajza e Streep u kthye përsëri tek ai dhe i tha se e ëma e kishte dërguar prapë se dëshironte të pranonte diçka të vogël në shenjë falënderimi, që ishte një shumë e vogël parash, të cilën ai si përfundim e pranoi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË