Historiku i një mësuese të shkëlqyer

Shkruan: Shain Mehmeti

MELIHAT DEVA NURA 13.10.1925-01.01.2017

Historia e kësaj pinjolle të familjes së shkëlqyer Deva fillon me Mitrovicën, të parët e së cilës u shpërngulën nga fshati Devë i rrethit të Gjakovës, atëherë kur Deva kishte tetëdhjetë shtëpi, njëherë më shumë seç kishte Gjakova.

Kur të parët nga Deva po shkelnin tokën e Mitrovicës , ky qytet do duhej t’i kishte vetëm dyzet shtëpi, një qytet me tre lumenjë, i pastër dhe i qetë, por edhe vend që premtonte për të tregtuar dhe jetuar, një vend që më vonë me ndërtimin e hekurudhës u bë qendër e zhvillimit të rajonit .

Devat, historiku i të cilëve numëron mbi treqindvjet të të qenurit mitrovicas ,u vendosën pikërisht në zemrën e qytetit, aty përballë Jadranit të shumë më vonshëm, ecila pronë ishte poashtu e Devave që më vonë më 1927 u shiturkishte pasanikëve vëllëzër Zharkoviq.

Edhe prapa këtij hoteli që edhe sot është një ndër ikonat e qytetit, ishin poashtu Devat, të cilët përshkak të shumë “penxhereve” që kishte hoteli, sikur po u pengonte privatësinë e tyre familjare, për t’i shtyer përfundimisht të shpërnguleshin disa qindëmetra në “Kërvesh Mahallë”, aty ku ishin vendosur tashmë shumë më parë edhe pjestarë tjerë të familjes Deva.

Pikërishtu këtu, pau dritën e jetës Melihat Deva, siç kishin parë edhe babai i saj Et’hem Deva dhe katër xhaxhallarët :Gjylija (u), Tefiku, Hazyri dhe Shefqeti.

Ishte 13 tetori i vitit 1925, kur mbesa e Idriz Devës dhe pinjollja e çiftit Et’hem Deva dhe Muradije Jakup Ibrani , lindi në Mitrovicë, në shtëpinë e vjetër të madhe , në “Kërvesh Mahallë”. Nga kjo lidhje bashëshortore lindën edhe gjashtë motra të saja: Sazani, Alija, Shukrija, Fikrija, Eminja dhe Fatmirja ,si dhe vëllau i vetëm që nuk jetoi më shumë se dyzet ditë dhe të cilin e pagëzuan me emrin Sami, por ngaqë kishte lindur në muajin Muharrem e shtuan me emrin Muharrem Samiu.

Melihat Deva që të parët e saj i kishte bektashinjë, si frymëzues për të shkolluar kishte pikërisht gjyshin e saj Idriz Devën, një tregtar i çmuar. Ajo kishte fatin e madh siç kishin shumë pak shqiptarë të asaj kohe të shkolloheshin, ngaqë këtë privilegj kishin vetëm familjet e pasura shqiptare të Mitrovicës, si këto të Devave, Dragave, Mitrovica, Vela, Gjinaj, Deda etj.

Ajo si motivim për të shkolluar kishte edhe fëmijët e Ibrahim Agë Devës, Shaban Devës , Mahmud Mitrovicës, Dervish Beg Mitrovicës, Ibrahim Velës, familjes Deda, etj që tashmë kishin filluar shkollimin që nga shkollat turke, duke vazhduar ato serbe por edhe duke u superuar në shtete të jashtme si Turqi, Itali, Greqi, Austri, Gjermani, Hungari etj. E posaçme ishte sepse për herë të parë po shkollohej një grua shqiptare që vetvetiu binte ndesh edhe me mentalitetin e atëhershëm shqiptar të dominuar nga kultura islame.

Gjyshi i saj Idriz Deva, poashtu i lindur në Mitrovicë, së bashku me djemët tjerë duke mos dashur që i ati i saj Et’hemi.të largohej nga familja për t’u shkolluar jashtë vendit, ngaqë u duhej atyre në Mitrovicë sikur u mjaftua me shkollimin e dertitanishëm të të birit që kishte mbaruar shkollimin e mesëm në serbisht ,dhe fliste e shkruante turqishtën por edhe zotëronte hungarishtën,.

Zhgënjimi i Et’hem Devës ishte i madh dhe siç duket i mbeti peng në zemër pasi donte shkollim që tashmë e kishin Xhafer Deva dhe vëllëzërit, Jusuf dhe Mahmud Deva etj. Atë që nuk ia dha të birit, Idriz Deva tashmë po ia jipte Melihatit, një mbeseje të gjallë dhe kurreshtare duke e shkolluar dhe përkrahur, të bëhej një nga të parat gra shqiptare të shkolluara në Mitrovicë përkrah Paulina Shkrelit,dhe më vonë edhe të Zehra Zhubit, që më vonë vazhduan shkollimin e tyre në Progjimnazin serb.

Edhe pse nxënëse shqiptare kishte edhe më parë në shkollat serbe ,numri i tyre ishte simbolik dhe pas vetëm disa vjetësh ndërpriteshin nga mësimi prej familjarëve ngaqë “po sërbizoheshin”, por edhe nga vrazhdësia e mësuesve dhe bashkëshkollarëve të tyre.

Melihati nuk e kishte këtë fat të keq. Ajo filloi mësimin fillorë në Mitrovicë në gjuhën serbe duke njohur mirë jo vetëm gjuhën serbe por edhe turqishtën, dhe aty këtu edhe ndonjë fjalë hebreike dhe arabe. Më vonë vazhdoi shkollimin në Gjimnazin Serb , Gjimnaz ky i vendosur në shtëpinë e Rexhep Mitrovicës ,që iu konfiskua familjes së tij, dhe icili kishte filluar punën në mars të vitit 1919, me kërkesën e bërë më 6 janar 1919, pak kohë pasi shkuarkishin Austrohungarezët.

Gjimnazi serb i Mitrovicës edhe pse ishte i “hapur” për të gjitha kombësitë tjera dhe ishte institucion edukativo-arsimor , në parim ishte shkombëtarizues i të të gjithë kombësive joserbe , parësisht asaj shqiptare. Por Melihati këtë arsim e shfrytëzoi për të mirë duke e përdorur më vonë dhe duke kthyer të mësuarit e saj qirilik në atë latin ,me shkronja shtesë që i kishte shqipja, për t’ua mësuar nxënësve të saj me përkushtim të madh .

Ishte fillimi i vitit , përkatësisht mesi i prillit 1941 kur Mitrovica po hiçte një pushtues të egër gati tridhjetëvjeçarë dhe tashmë me ardhjen e sunduesve të tjerë , po u jipkëshin të drejtën shqiptarëve për të përdorur gjuhën dhe shkollimin e tyre, meritë kjo e pakontestueshme e Xhafer Devës, por edhe Mustafa Krujës, Ernest Koliqit, Rexhep Krasniqit e të tjerëve atdhetarë.

Melihati menjëherë këtu u vua në disponim për të arsimuar popullatën mitrovicase që kapte shkallën e analfabetizmit 95% grash dhe 75 % burrash. Ishin pikërisht gjeneratat më të larta nga ajo që ishin shkolluar jashtë, në mesin e të cilëve edhe i shkëlqyeri Bedri Gjinaj, që tashmë ishin kthyer në Mitrovicë, për të ndihmuar shumë të tjerë por edhe Melihatin të bëhej mësuese nga më të parat.

Edhe Melihati sikur Paulina Shkreli bënë Kursin Pedagogjik në Prishtinë që ua jipte të drejtën për të ligjeruar dhe edukuar nxënës, edhe pse ajo kishte filluar punën shumë më parë. Një nga shkollat e para ku ajo filloi mësimin ishte shtëpia e fotografit të pasionuar dhe patriotit Osman Zymi nëMitrovicë, për të kaluar më vonë në shkollën e parë shqiptare “Skënderbeg”të ish “Merhametit” dhe më vonë ish Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko”, shkollë kjo e inaguruar më 25 maj të viti 1941.

Që nga kjo datë e deri në opkupimin e sërishëm të Mitrovicës të fundit të nëntorit 1944 nga Jugosllavia , Melihatin e gjejmë shumë aktive, sa në shkollë, po aq edhe në Kurse të Natës kundër Analfabetizit, manifetime kulturore, shfaqje teatrale, muzikore, ekskurzione me nxënës në komuna tjera por edhe aksione humanitare. Aktivieti i saj sikur po ndalej kur ajo po arrestohej në Gjakovëpas pas Luftës së II si ish “kolaboracioniste”për t’u dërguar në burgun famkeq të Prishtinës në të cilin ishin edhe Bedri Gjinaj, Bedri Pejanin, Asllan Boletinin e shumë të tjerë të cilët shumë nga këtu u likuidan.Aty ajo përjetoi vujatejet më të vrazhdëta shpirtërore.

E liruan për t’ia dhënë të drejtën e kontrolluar t’i edukonte nxënësit shqiptarë por tashmë duke dashur t’ia impononin një frymë tjetër ideologjike, nga ecila ishte gjithënjë në shënjestër të shërbimit sekret serb, dhe veçanërisht kur u martua me Nevruz Nurën, një atdhetar i përkushtuar, të cilin shpesh e arrestuan dhe maltretuan. Nga OZNA (Odeljenje za Zaštitu Naroda ose Reparti i Mbrojtjes së Popullit), famëkeqe ishin nën kontrollë dhe vëzhgim të pandërprerë për t’u neutralizuar por edhe për t’u likuiduar në mos adaptoheshin me ideologjinë komuniste, edhe 782 mësues tjerë kosovarë , në mesin e të cilëve Sami Raça, Veton Ginaj, Ehat Prekazi etj,e që nga më të parët në këtë listë gjithësesi se ishte Melihati, dhe Paulina.

U transerua më pas në Gjilan me bashkëshortin e saj për të punuar tutje si arsimtare dhe po atje takoi Sami Raçën të cilin e kishin transferuar nga Gjakova. Samiu ligjeroi aty deri më 1956 dhe pastaj definitivisht u transferua në Mitrovicë ku edhe mbeti përjetësisht, ndërsa Melihati qëndroi edhe dy vjet të tjera për t’u transferuar dhe mbetur deri në fund në Prishtinë, nga ç’datë ushtroi detyrën e edukatorës.

Në jetën e saj të bujshme ajo pati kontakte me personalitete të shquara të kohës, të cilët e respektuan dhe i respektoi , parësisht: Xhafer Devën, Rexhep dhe Xhelal Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin, Bedri Pejanin, Bedri Gjinaj, dhe shumë e shumë personalitete dhe drejtues shtetesh të cilën më vonë e dekoruan me mirënjohje për angazhimin e saj të madh në arsimimin e shqiptarëve por veçanërisht edhe në emncipimimin e gruas shqiptare, dekrete ligjore këto të lëshuara dhe të dhëna, e para më 1994, ndërsa e dyta më 2013.

Melihat Deva së bashku me mësues tjerë të devotshëm dha maksimumin e saj për të arsimuar popullatën e Mitrovicës dhe rrethit të saj. Ajo edukoi shumë breza , të cilët me përkushtimin më të madh edukuan edhe neve.

Për veprën e Melihat Devës, Paulina Shkrelit , Bedri Gjinajt e të tjerëve mësues që mbollën farën e diturisë në Mitrovicë , përkujtuan me pietet të madh disa publicistë të ndryshëm, por që shkrimtarisht të hedhura në libër i bëri dhe botoi më gjerësisht në mënyrë të shkëlqyer, profesori i nderuar Fazli Hajrizi në librin e tij të përpunuar mongrafik BEDRI GJINAJ -MËSUES DHE ATDHETAR U SHQUAR , Prishtinë , 2014.

Qofshim gjithëherë në kujtim të përherhëm për këtë mësuse të madhe, shpirti i së cilës u bëftë dritë e përhershme në amshim!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË