Historia e trishtë dhe rrëqethëse e “dëshmorit pa fotografi” të UÇK-së

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka rrëfyer një histori rrëqethëse të një dëshmori të UÇK-së, për të cilin sot nuk ekziston asnjë fotografi e tij me uniformë të ushtrisë.

Ai para luftës jetonte në kushte të mjerueshme. Latifi tregon se si ai vinte çdo ditë në shkollë me të njëjtat rroba dhe këpucë.

Kur erdhi koha e luftës, ai ishte ndër të parët që mori pushkën në dorë.

Ndër herat e rralla kur ai veshi rroba të reja, ishin ato të UÇK-së.

Lajmi.net ua sjellë të plotë rrëfimin e Latifit, pa ndërhyrje:

Dëshmori pa fotografi

E kam pasur shok klase në shkollën fillore. Gjithë vitin vinte në shkollë me të njëjtat rroba dhe këpucë, ngase familja e tij jetonte në kushte të varfërisë ekstreme.

Kur erdhi koha për shkollën e mesme ai nuk u regjistrua fare. I duhej të punonte lloj-lloj punësh për të mbajtur me bukë familjen, ngase ishte djali më i madh i saj.

Kur shpërtheu lufta ishte ndër të parët që mori rrugën e Shqipërisë. Eci me kilometra të tëra, përmes kufirit të blinduar nga ushtria serbe, shkoi në Tropojë dhe veshi uniformën e UÇK’s. Ishte hera e parë në jetën e tij që po veshte një palë rroba të reja. Ngase nga shtati dukej kurpuloz, i dhanë një mitraloz. U kthye rrugës nga kishte ardhur, por tash më ndryshe. U kthye me pushkë në dorë. Me emblemën e UÇK-së në ballë. U kthye për të luftuar për lirinë e atdheut të tij. U kthye për të luftuar kundër atyre që ia kishin zhytur në mjerim familjen. Kundër atyre që ia kishin shkatërruar fëmijërinë, atij dhe të gjithë neve.

Në ofensivën e shtatorit të vitit 1998 ai ra duke luftuar ballë për ballë me forcat serbe midis fshatrave Galicë dhe Mikushnicë. Si për koincidencë pikërisht në vendin ku me 1924 ishte plagosur për vdekje Azem Galica.

Sot nuk kemi asnjë fotografi të tij me uniformë të UÇK’s. Askush nuk e fotografoi. Ai është heroi pa fotografi. Dhe rrallë e zë në gojë ndokush emrin e tij. Sepse të shumtë janë ata që nuk arrijnë ta kuptojnë dhe kurrë nuk do ta kuptojnë thelbin e UÇK- së dhe të luftëtarit autentik të saj, siç ishte Driton Ibrahimi. /Lajmi.net

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË