Historia e Meritës: Luftëtarja krah Mujë Krasniqit që u zu nga forcat serbe, u lirua e luftoi prapë dhe sot jeton në Kosovën e lirë

Gazetari Arsim Lani, në përvjetorin e rënies së Mujë Krasniqit, ka sjell rrëfimin për vajzën që shihet pranë tij, në fotografinë ikonike të heroit Mujë Krasniqi.

Ky është rrëfimi i gazetarit Lani, për Meritën, të cilën e kishte edhe shoqe të klasës.

Gazetari Lani rrëfen edhe se çka kishin ndërmarrë shokët e klasës, për lirimin e Meritës nga burgu.

Shkrimi i plotë:

Misioni për ta liruar nga burgu shoqen e klasës

Mungesat në klasë ishin bërë të zakonshme.

Ishte kohë lufte dhe gjithçka pritej. Askush, as profesorët, nuk pyeste pse s’erdhi filani në mësim. Granatimet e një nate më parë ishin tregues se të nesërmen klasa mund të ishte me pak nxënës.

Kur luftimet pushonin, ne i ktheheshim shkollës. Por u bënë disa ditë dhe Merita nuk po vinte në shkollë. E dinim të gjithë se edhe ajo i ishte bashkuar UÇK-së, por nuk flisnim shumë haptas. E bisedonim vetëm në grupe të vogla. Nga muhabeti me këto grupe në klasë morën vesh se Merita ishte nisur me një grup ushtarësh në Shqipëri për t’u armatosur. Një rrugë e zakonshme që e merrnin shumë nxënës të shkollës.

“Shuni se lajmet”. Kërkesa e çdo mbrëmje u dëgjua edhe atë natë. Me sytë ka televizori prisnim çka ka për të thënë Muftafë Muça që atë natë ishte në prezantim. Ishte kohë lufte dhe vetëm lajme të mira nuk mund të prisnim. Edicioni i mbrëmjes filloi me Betejën e Pashtrikut. Mustafa dha lajmin se grup i madh i ushtarëve të UÇK-së, kishte rënë në pritë në Kufirin Kosovë-Shqipëri. Në këtë betejë, bashkë me Mujë Krasniqin, kishin rënë shumë vetë. Njoftoi po ashtu se edhe 9 vetë ishin zënë të gjallë nga forcat serbe. “Në mesin e tyre”, vazhdonte lajmi, “edhe e mitura 16 vjecarja, M.R”.

E dija se ishte fjala për Meritën.

Të nesërmen në klasë nisëm bisedat se çka duhet të bëjmë për Meritën. Pos që ishte nxënëse e klasës e kisha edhe shoqe të mirë. Dikush e dha idenë e peticionit. Menjëherë filluam mbledhjen e nënshkrimeve nën tekstin e një letre drejtuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë përmes së cilës kërkonim lirimin e Meritës dhe kthimin e saj në shkollë.

U vendos edhe grupi i përbërë nga 5-6 nxënës që do të udhëtonim për në Prishtinë. Për disa nga ne ishte hera e parë që vinim në kryeqytetin e Kosovës. Me gjithë dyshimet nëse do të arrinim në Prishtinë u nisëm. Më dukej se po nisesha në një mision të shenjtë. Nuk e kisha idenë e frikës, ndonëse po shkoja me shokët e klasës për të kërkuar nxjerrjen nga burgjet serbe një “terroriste” shqiptare.

Arritëm te stacioni i autobusëve në Prishtinë. Adresa ishte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Haber nuk kishim se ku ndodheshin zyrat. Secilin polic që e shihnim në qytet, mendonim se ai e di “misionin” tonë. Duke pyetur njerëz, arritëm tek ndërtesa e Kryqit të Kuq që ndodhej aty ku sot i ka zyrat KQZ-ja. U treguam arsyen e ardhjes. Në recepsion na thanë se duhet te presim derisa dikush të vij të na marr. Pas 10 minutash erdhi një djalë i ri të cilit duket se nuk ia mbushem syrin. “A ju jeni a?!”, pyeti i mbushur frymë e më pas vazhdoi: “për juve m’u desht me zbrite prej katit më të naltë e tash duhet apet m’u ngjit atje nalt”. Ne që kishim ardhur nga një zone lufte e kishim kaluar dhjetëra punkte policie me një “mision të rrezikshëm”, nuk i thamë asgjë atij që lodhej nga ngjitja dhe zbritja e shkallëve.

Nejse, në zyrën e atij katit të lartë na priti një zonjë. Ishte shumë e sjellshme me ne. Peticionin që e mbanin të fshehur diku në rroba, ia dorëzuam bashkë me kërkesën për lirimin e Meritës. Ajo zonjë, që në bazë të folmës dukej se ishte franceze, na premtoi se do të angazhohej që nëse jo lirimin e Meritës, të ndikojë që të pakën burgun mos ta mbaj në Nish atje ku e kishin dërguar, por në Prishtinë.

Nga takimi dolëm si triumfues. Kishim një ndjesi se bëmë diçka për shoqen e klasës.

Sfida e radhës ishte gjetja e stacionit të autobusëve e më pas kthimi në Skënderaj. Ishte dhjetori dhe filloi herët të errësohej. Prishtina e panjohur për ne, dukej edhe më e frikshme. Meqenëse linjat e autobusit për Drenicë ishin shumë të rralla, vendosëm që kthimin ta bëjmë përmes Mitrovicës. Gjithçka shkoi siç e menduam deri në Vushtrri. Në hyrje të qytetit policia po ndalonte çdo automjet. E ndaluan edhe autobusin ku ishim ne. Disa policë u futën brenda dhe nxirrnin me dhunë të gjithë burrat dhe djemtë. Më urdhëruan të dal unë. Shoqja e klasës Valdetja filloi me kajtë. Unë u tutsha, por u bajsha kishte s’po ma nin. Kur me pyeti polici ku ke qenë, m’shkoj njëfarë mene që po e din për “mision” por i thash se jam nxënës në Prishtinë dhe po kthehem në Mitrovicë. Me një shtrëngim mas qafe, me futi brenda. Valdetja ish kanë t’u kajtë hala.

Mezi prisnim takimin me shokët tjerë të klasës për t’ju treguar se misioni nga ana jonë u krye me sukses. Ishim të bindur që kishim bërë diçka shumë të madhe. Me naivitet, prisnim që pas kërkesës tonë, Merita ose të lirohet ose të vuaj dënimin në Kosovë.

Kaluan shumë kohë dhe kjo nuk ndodhi. Lirimi i Meritës ndodhi vetëm atëherë kur u bë shkëmbimi i pengjeve të luftës. UÇK-ja pranoi t’i dorëzoi disa ushtarë serbë të zënë në rajonin e Shalës në këmbim të Meritës dhe disa shokëve të tjerë që ishin zënë në Betejën e Pashtrikut.

Pas lirimit nga burgu, Merita vazhdoi luftën deri në çlirimin e Kosovës.

Sot ajo jeton me familjen e saj që e ka krijuar.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË